Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21, në mbledhjen e
mbajtur me 16.11.2023, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 12-të
Bon Voyage Superligës U21 në futboll për edicionin 2023/2024. Pas shqyrtimit komplet
të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së
Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 12- të Bon Voyage Superligës U 21 në futboll për
edicionin 2023/2024 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat
nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe
përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve
dhe shkresave të prezantuara, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave
nuk gjeti prova për inicim disiplinor.

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në
vendimet të Komisioni Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3
ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së
dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 16.11.2023