Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U 21, në mbledhjen e mbajtur me datë 11.12.2023, ka diskutuar për ndeshjet e 1/16 së Kupës së Kosovës për edicionin 2023/2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e 1/16 së Kupës së Kosovës, me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore:

Ndaj : Lojtarit të FC “Malisheva“, Flamur Gashi nr fanelle 12 dhe nr ID 000164M00. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes 1/16 të Kupës së Kosovës Malisheva – Kika, sa ishin ende në fushë pati sharje dhe kacafytje ndërmjet lojtarit të FC” Malisheva” Flamur Gashi dhe lojtarit të KF “ Kika” Besfort Emini të cilët janë ndeshkuar me karton te kuq . Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Malisheva – Kika.

Ndaj : Lojtarit të KF “Kika ” Besfort Emini nr fanelle 10 dhe nr ID:002761M99. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes 1/16 të Kupës së Kosovës Malisheva – Kika, sa ishin ende në fushë pati sharje dhe kacafytje ndërmjet lojtarit të FC” Malisheva” Flamur Gashi dhe lojtarit të KF “ Kika Besfort Emini të cilët janë ndeshkuar me karton te kuq . Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Malisheva – Kika.

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisionit Disiplinori FFK–së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 11.12. 2023