Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21, në mbledhjen e mbajtur me 12.12.2023, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 17-të të Albi Mall Superligës në futboll për edicionin 2023/2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 17-të Albi Mall Superligës në futboll për edicionin 2023/2024 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore:

Ndaj: FC ”Llapi”. Motivi: Tifozët vendas ”Legjandat”, në min 26, 34 dhe 71 hedhin mjete piroteknike dhe shishe PVC në fushë, prapa portës në anën veriore dhe afër bankinës mysafire, ndërkaq në minutat 10, 11, 20, 26, 34, 40, 53, 67 dhe 76 ofendojnë në kor ekipin mysafir. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Llapi-Ballkani dhe xhirimit televiziv.

Ndaj: SC ”Gjilani” Motivi: Tifozët vendas ”Skifterat”, në min 26 dhe 34 fyejn në grup lojtarin e FC ”Drita”, Albert Dabiqaj si dhe në min 68 dhe 81 fyejn në grup ekipin e FC ”Drita”. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Gjilani – Drita dhe xhirimit televiziv.

Ndaj: Fizioterapeutit të FC ”Malisheva” , Ali Bytyqi nr ID 017040M92. Motivi: Në min 90+5 është ndëshkuar me karton të kuq direkt, pasi që ka fyer ekipin e gjyqtarëve dhe i njëjti pas përjashtimit vazhdon me fyrje ndaj gjyqtarëve. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Malisheva – Liria.

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisionit Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 12.12. 2023