Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21, në mbledhjen e mbajtur me 19.12.2023, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 18-të të Albi Mall Superligës në futboll për edicionin 2023/2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 18-të Albi Mall Superligës në futboll për edicionin 2023/2024 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore:

Ndaj: FC ”Ballkani”. MOTIVI: Lëshim në organizimin e ndeshjes. Para fillimit të ndeshjes, tifo grupi i FC ”Ballkani”, kanë fyer në kor skuadrën mysafire me fjalë më të ulta dhe të njëjtat ofendime i përsërisin edhe në minutat 13 dhe 46. Në min 67, nga të njëjtit hudhet një shishe PVC në fushë, por fatmirësisht nuk e godet askend. Pas përfundimit të ndeshjes derisa gjyqtarët ishin ende në fushën, një person i paautorizuar i afrohet gjyqtarëve duke kërkuar sqarime për ndëshkimin e kryetrajnerit Ilir Daja. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes Ballkani –Prishtina.

Ndaj: Videoanalistit të FC ”Ballkani”, Ardi Kabashi. MOTIVI: Pas përfundimit të ndeshjes, pa të drejtë futet në fushën e lojës edhe pse nuk ishte i evidentuar në protokolin zyrtar të ndeshjes dhe nga gjyqtarët kërkon sqarime për ndëshkimin e kryetrajnerit të FC”Ballkani” , Ilir Daja. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes Ballkani –Prishtina.

Ndaj: Kryetrajnerit të FC ”Ballkani”, Ilir Daja nr ID 028309M66. MOTIVI: Pas përfundimit të ndeshjes në prononcimin për media, ofendon dhe ironizon gjyqtarin kryesor dhe organet e FFK-së. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes Ballkani –Prishtina dhe xhirimit televiziv.

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisionit Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 19.12. 2023