Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U 21, në mbledhjen e mbajtur me datë 07.02.2024, ka diskutuar për ndeshjet e 1/8 së Kupës së Kosovës për edicionin 2023/2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e 1/8 së Kupës së Kosovës, me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore:

Ndaj : Lojtarit të FC ” Prishtina ” , Kushtrim Gashi nr fan 8 dhe nr ID 001270M92. Motivi: Në ndeshjen Gjilani-Prishtina min 18-të të takimit Gjilani-Prishtina, lojtari me nr 8 Kushtrim Gashi bënë ndërhyrje të palejushme ndaj lojtarit kundërshtar duke hequr mundësi të pastërt të shenimit të golit për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Gjilani –Prishtina.

Ndaj : Lojtarit të FC ” Vëllaznimi”, Caner Gzim nr fan 21 dhe nr ID 001620M94. Motivi: Në min 88-të të takimit Ballkani-Vëllaznimi ,lojtari me nr 21 Caner Gzim nderhyn si lojtar i fundit në lojtarin kundershtar golit për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ballkani-Vëllaznimi.

Këshilla juridike:

Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisionit Disiplinori FFK–së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i FFK-së

Abdyl Bellopoja, kryetar

Prishtinë 07.02. 2024