Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21, në mbledhjen e mbajtur me 14.02.2024, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 19-të të Albi Mall Superligës në futboll për edicionin 2023/2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 19-të të Albi Mall Superligës në futboll për edicionin 2023/2024 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore:

Ndaj: FC ”Prishtina”. MOTIVI: Në min 8, 11 dhe 17 të ndeshjes, tifo grupi ”Plisat”, hedhin mjete piroteknike në fushën e lojës. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Prishtina-Feronikeli 74 .

Ndaj: KF ’Liria’. MOotivi: Në min 35 të ndeshjes, nga tribuna, simpatizuesit e KF ”Liria”, godasin me shkrepës në shpinë gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Liria-Ballkani.

Ndaj: Kryetrajnerit të KF ”Dukagjini”, Armend Dallku nr ID 000613M83. Motivi: Edhe pse nuk ishte i evidentuar në protokolin zyrtar të ndeshjes (kishte 4 kartona të verdhë), i njëjti ishte prezent për 2 – 3 minuta në tunelin e stadiumit. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Dukagjini-Malisheva dhe xhirimeve televizive.

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisionit Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 14.02. 2024