Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21, në mbledhjen e mbajtur me 21.02.2024, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 20-të të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së 15-të të Raiffeisen Liga e Parë Grupi A dhe B në futboll për edicionin 2023/2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 20-të të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së 15-të të Raiffeisen Liga e Parë Grupi A dhe B në futboll për edicionin 2023/2024 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicim disiplinor:

Ndaj: Lojtarit të KF “Dukagjini“, Besir Iseni nr fanale 4 dhe ID035976M00. MOTIVI: Në min 4- të të ndeshjes, luan me dorë në zonën e rreptësisë, duke i mohuar mundësinë për gol lojtarit kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Llapi – Dukagjnin dhe xhirimeve televizive.

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisionit Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 21.02. 2024