Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21, në mbledhjen e mbajtur me 21.02.2024, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 16-të të Bon Voyage Superligës U21 në futboll për edicionin 2023/2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 16-të të Bon Voyage Superligës U 21 në futboll për edicionin 2023/2024 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore :

Ndaj: Kryetrajnerit të FC ”Malisheva”, Kushtrim Krasniqi me nr ID 003670M89. Motivi: Në min e 90-të ndëshkohet me karton te kuq direkt ka ofenduar asistenten e parë F.Govori me fjalët: ”Kush ju ka dhënë këto stema e di unë qysh ke ardhë deri këtu” etj. Vlen të ceket se i njejti ka protestuar gjatë gjithë kohës pa arsye dhe ka qenë i ndëshkuar edhe me karton të verdhë në min e 64 për kundërshtim. Sipas raportit gjyqtarit kryesor, asistentes së parë dhe delegatit të ndeshjes së xhiros së 16-të të Bon Voyage Superliga U 21 LLapi- Malisheva .

Ndaj: Lojtarit të FC ”Malisheva”, Enes Morina me nr fan 1 dhe nr ID 003587M04. Motivi: Në min 90-të ndëshkohet me karton te kuq direkt (ofendoj dhe shau rëndë lojtarin vendas me nr 8 Florent Behrami. Sipas raportit gjyqtarit kryesor dhe delegatit të ndeshjes së xhiros së 16-të të Bon Voyage Superliga U 21 LLapi- Malisheva .

Ndaj: Lojtarit të FC ”Liria”, Suhejb Berisha nr fan 33 dhe nr ID 004399M03. Motivi: Në min 41-të, pas një dueli me lojtarin kundërshtar shkelmojnë njëri – tjetrin me këmbë dhe pastaj kacafyten në mes vete ku dhe janë ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit gjyqtarit kryesor të ndeshjes së xhiros së 16-të të Bon Voyage Superliga U 21 Liria – Gjilani .

Ndaj: Lojtarit të SC ”Gjilani”, Lorent Rafuna nr fan 19 dhe nr ID 004532M04. Motivi: Në min 41-të, pas një dueli me lojtarin kundërshtar shkelmojnë njëri – tjetrin me këmbë dhe pastaj kacafyten në mes vete ku dhe janë ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit gjyqtarit kryesor të ndeshjes së xhiros së 16-të të Bon Voyage Superliga U 21 Liria – Gjilani.

Këshilla juridike:

Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 21.02.2024