Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21, në mbledhjen e mbajtur me 23.02.2024, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 21-të të Albi Mall Superligës në futboll për edicionin 2023/2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 21-të të Albi Mall Superligës në futboll për edicionin 2023/2024 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicim disiplinor:

Ndaj: FC “Prishtina“. Motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes: Nuk siguron mbledhësit e topave (fëmijët) para gjatë dhe deri në përfundimin e ndeshjes, sipa rregullores së garave. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Prishtina–Malisheva.

Ndaj: FC Drita. Motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes. Në min 84-të, pas ndëshkimit të kryetrajnerit të ekipit vendas Zekirja Ramadani, është hedhur një shishe PVC e zbrazët në fushën e lojës, ndërsa pak para përfundimit të ndeshjes, nga publiku hudhen 2-3 topa në fushën e lojës. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Drita –Ballkani dhe xhirimeve televizive.

Ndaj: Kryetrajnerit të FC ”Drita”, Zekirja Ramadani nr ID001422M78. MOTIVI: Në prononcimin për media pas përfundimit të ndeshjes, akuzon gjyqtarët për referim skandaloz dhe dëmtimin e ekipit të tij. Sipas xhirimeve televizive.

Ndaj: Kryetarit të FC ”Ballkani”, Arsim Kabashi. MOTIVI: Pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes, derisa gjyqtarët ishin në zhveshtoren e tyre, hyn edhe pse nuk ishte i evidentuar në protokolin zyrtar të ndeshjes dhe kishte kërkuar sqarime lidhur me ndërprerjen e një aksioni të mysafirve dhe e kishte kërcënuar gjyqtarët: ”Në pjesën e dytë do ta shihni nëse më dëmtoni”. Pas këtij kërcënimi gjyqtari kryesor kishte kërkuar nga policia largimin e tij nga zhveshtorja e gjyqtarëve. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor dhe delegatit të ndeshjes Drita-Ballkani.

Ndaj : Delegatit të ndeshjes Drita –Ballkani , Agim Hasani.MOTIVI: Pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes, derisa gjyqtarëve ishin në zhveshtoren e tyre, lejon kryetarin e ekipit mysafir të FC ”Ballkani” Arsim Kabashi, të hynë në zhveshtore edhe pse nuk ishte i evidentuar në protokolin zyrtar të ndeshjes dhe kishte kërkuar sqarime dhe e kishte kërcnuar gjyqtarin kryesor.Sipas raportit të gjyqtarit kryesor dhe delegatit të ndeshjes Drita-Ballkani.

Ndaj: Lojtarit të KF ”Liria”, Ermir Abazi nr fanelle 15 dhe ID.014773M02. MOTIVI: Pas shënimit të golit nga penalltia nga vendasit në min 90+, ofendon rëndë gjyqtarin kryesor të ndeshjes, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Dukagjini-Liria.

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisionit Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 23.02.2024