Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21, në mbledhjen e mbajtur me 26.02.2024, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 22-të të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së 16-të të Raiffeisen Liga e Parë Grupi A dhe B në futboll për edicionin 2023/2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 22-të të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së 16-të të Raiffeisen Liga e Parë Grupi A dhe B në futboll për edicionin 2023/2024 me rezultatet e arritura në fushë, me përjashtim të ndeshjes Ferizaj–Ulpiana 1926, e cila është regjistruar, me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF “Ferizaj”.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore:

Ndaj: KF ”Ulpiana 1926”. Motivi: Evidenton në protokolin zyrtar të ndeshjes dhe aktivizon në lojë lojtarin Enes Hajrullahu nr fanelle 15 dhe ID014222M07, pa të drejtë loje. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes së Raiffeisen Liga e Parë Grupi B, Ferizaj–Ulpiana 1926.

Ndaj: Lojtarit të KF ”Ulpiana 1926”, Enes Hajrullahu nr fanelle 15 dhe ID.014222M07. Motivi: është evidentuar në protokolin zyrtar të ndeshjes dhe është aktivizuar pa të drejtë loje. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes së Raiffeisen Liga e Parë Grupi B, Ferizaj –Ulpiana 1926.

Ndaj: Lojtarit të KF ”Ulpiana 1926”, Albion Murturi nr fan 16 dhe nr ID 007388M04. Motivi: Në min 80-të shkakton faul duke e rrezikuar seriozisht shëndetin e kundërshtarit për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportitv të gjyqtarit kryesor të ndeshjes së Raiffeisen Liga e Parë Grupi B, Ferizaj –Ulpiana 1926.

Ndaj: Lojtarit të KF ”Phoenix”, Florent Hyseni nr fanelle 21 dhe nr ID 009587M03. Motivi: Në min 64-të të ndeshjes gjatë një dueli për top mes lojtarit vendas me nr fanelle 77 dhe lojtarit mysafir me nr fanelle21, lojtari vendas i KF ”Drenica”, shakton faull. Pas sinajlizimit të faullit për FC ”Phoenix” dhe momentit kur gjyqtari bëhet gati për ta ndëshkuar lojtarin nikoqir, në afekt dhe me nervoz e sipër lojtari i FC ”Phoenix” Florent Hyseni nr fanelle 21 shkelmon lojtarin kundërshtar, pas kësaj sjellje ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes së Raiffeisen Liga e Parë Grupi A, Drenica – Phoenix.

Ndaj: Zyrtarit të FC ’Trepça 89” Even Zeka nr ID 023229M02. Motivi: Në min 82-të të ndeshjes e ka fyer gjyqtarin asistent për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes së Raiffeisen Liga e Parë Grupi A, Dinamo-Trepça ’89.

Ndaj: Lojtarit të KF ”Trepça”, Nicolas da Silva nr fanelle 5 dhe nr ID 032544M99. Motivi: në min e 48-te ndeshjes lojtari vendas me nr fanelle 5 ka shkaktuar ndërhyrje të rrezikshme duke goditur lojtarin kundërshtar në mënyrë të vrullshme me brryl, duke rrezikuar shëndetin e lojtarit për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes së Raiffeisen Liga e Parë Grupi A, Trepça-Istogu.

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisionit Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 26.02. 2024