Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21, në mbledhjen e mbajtur me 04.03.2024, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 23-të të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së 17-të të Raiffeisen Liga e Parë Grupi A dhe B në futboll për edicionin 2023/2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 23-të të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së 17-të të Raiffeisen Liga e Parë Grupi A dhe B në futboll për edicionin 2023/2024 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore:

Ndaj: Lojtarit të KF ”Vjosa”, Muhamed Dubova nr fan 21 dhe nr ID 000690M01. Motivi: Në min 29-të pas shënimit të golit nga vendasit lojtari i KF ”Vjosa”, M.Dubova dhe portieri i KF ”Ulpiana 1926”, A Tershani përleshen në mënyrë të dhunëshme (grushtime) mes veti për çka gjyqtari i ndëshkoi me të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes së Raifaisen Liga e Parë Grupi B, Vjosa-Ulpiana 1926.

Ndaj: Lojtarit të KF ”Ulpiana 1926”, Albin Tershani nr fan 1 dhe nr ID 000697M05. Motivi: Në min 29-të pas shënimit të golit nga vendasit lojtari i KF ”Vjosa”, M.Dubova dhe portieri i KF ”Ulpiana 1926”, A. Tershani përleshen në mënyrë të dhunshme (grushtime) mes veti për çka gjyqtari i ndëshkoi me të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes së Raiffeisen Ligës së Parë Grupi B Vjosa-Ulpiana 1926.

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisionit Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 04.03. 2024