Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21, në mbledhjen e mbajtur me 12.03.2024, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 24-t të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së 18-të të Raiffeisen Liga e Parë Grupi A dhe B në futboll për edicionin 2023/2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 24-t të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së 18-të të Raiffeisen Liga e Parë Grupi A dhe B në futboll për edicionin 2023/2024 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore:

Ndaj: Kryetrajnerit të KF ”Dinamo”, Bylbyl Sokoli, ID:009925M57. Motivi: Në emisionin sportiv në TV ”Dukagjni” ”Dueli sportiv”, akuzon rëndë referin e ndeshjes së ¼ e finales së Kupës së Kosovës, Dukagjini – Drita, Mervan Bejtullahu, për referim (skandaloz) edhe pse është kryetrajner i KF “Dinamo” nga Ferizaj.

Ndaj: Lojtarit të FC ”Liria”, Diellor Beseni nr 8 dhe nr ID 003081M02. MOTIVI: Në ndeshjen e xhiros së 24-t të Albi Mall Superligës, Liria-Feronikeli 74, në min 68-të ndëshkohet me karton të kuq për arsye të mohimit të pastërt të shënimit të golit. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Liria-Feronikeli 74.

Ndaj: Drejtorit sportiv të KF ”Suhareka 23”, Lulzim Kolgeci me nr ID 01456M65. MOTIVI: Në ndeshjen e xhiros së 18-të , të Raifaisen Liga e Parë Grupi B , Suhareka 23–Vëllaznimi, në min 75-të ndëshkohet me karton te kuq direkt ofendoi me fjalë banale gjyqtarin kryesor. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Suhareka 23-Vëllaznimi.

Ndaj: Lojtarit të KF” Vjosa”, Diar Halili nr fanelle 4 me nr ID 008996M03. Motivi: Në ndeshjen e xhiros së 18-të të Raiffeisen Liga e Parë Grupi B, Ferizaj – Vjosa, në min e 74-t ndëshkohet me karton të kuq direkt (ndërhyrje e palejuar si lojtar i fundit). Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ferizaj -Vjosa.

Ndaj: Drejtori sportiv KF ”Dianmo”, Bashkim Mehmeti nr let 1013068930. MOTIVI: Në ndeshjen e xhiros së 18-të të Raiffeisen Liga e Parë Grupi B , Dinamo – Rilindja 1974, në min 90+të ndëshkohet me karton të kuq, pasi që shau dhe ofendoi rëndë lojtarin mysafir. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Dinamo-Rilindja 1974.

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisionit Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë, 12.03.2024