Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në mbledhjen e mbajtur me datë 06.04.2024, ka diskutuar për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës për edicionin 2023/2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, me rezultatet e arritura në fushë.
2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave gjeti prova për
Inicime disiplinore:
ndaj: FC Prishtina; Motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes në min 6, 8, 10, tifozët vendas hedhin mjete piroteknike në fushë për çka gjyqtari ndërpreu ndeshjen për disa minuta, sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes gjysmëfinale e Kupës së Kosovës, FC Prishtina – FC Drita.

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në Vendime tek Komisioni Disiplinor i FFK-së/ Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 06.04.2024