Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21, në mbledhjen e mbajtur me 11.04.2024, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 28-të të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së 21-të të Raiffeisen Ligës së Parë Grupi A dhe B në futboll për edicionin 2023/2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 28-të të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së 21-të të Raiffeisen Ligës së Parë Grupi A dhe B në futboll për edicionin 2023/2024 me rezultatet e arritura në fushë për pos ndeshjes Ulpiana-Vllaznia (P) Raiffeisen Liga e Parë Grupi B e cila anulohet sipas detytës zyrtare dhe njejta regjistrohet si ndeshje e luajtur, rezultati i saj nuk regjistrohet poashtu pikët dhe golat e shënuar nuk do të regjistrohet në tabelën e klasifikimit në Ligën përkatëse.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore:

Ndaj : KF “Ulpiana “

Ndaj : Personit zyrtar të KF “ Ulpiana “ , Meriton Isufi nr ID 020334M05

Ndaj : Lojtarit të KF “ Ulpiana “ , Ridon LLugiqi nr fanelle 12 dhe nr ID 006950M04

Ndaj : Lojtarit të KF “ Ulpiana , Gentian Emini nr fanell 25 dhe nr ID 005592M97

Ndaj : Lojtarit të KF “ Ulpiana “ , Samet Rexhepi nr fanelle 23 dhe nr ID 037333M03

Ndaj : KF “ Vllaznia” – Pozharan

Ndaj : Personit zyrtar të KF “ Vllaznia “ – Pozharan , Agon Pira nr ID 024546M85

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisionit Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë, 11.04.2024