16 prill, 2024 – Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21, në mbledhjen e mbajtur me 16.04.2024, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 29-të të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së 22-të të Raiffeisen Ligës së Parë Grupi A dhe B në futboll për edicionin 2023/2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 29-të të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së 22-të të Raiffeisen Ligës së Parë Grupi A dhe B në futboll për edicionin 2023/2024 me rezultatet e arritura në fushë për pos ndeshjes Ulpiana-Vllaznia (P) Raiffeisen Liga e Parë Grupi B e cila anulohet sipas detytës zyrtare dhe njejta regjistrohet si ndeshje e luajtur, rezultati i saj nuk regjistrohet poashtu pikët dhe golat e shënuar nuk do të regjistrohet në tabelën e klasifikimit në Ligën përkatëse.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore:

Ndaj: Kryetrajnerit te FC “Llapi“, Tahir Batatina nr ID 01144M77. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes Dukagjini-Llapi në rrëmujen e krijuar fyen në baza racore, ndërkaq në emisionin sportiv akuzon gjyqtarin kryesor për epilogun përfundimtar të ndeshjes. Sipas xhirimeve televizive.

Ndaj:Kryetarit të FC “Ulpiana”, Jeton Gashi nr ID 01144M77. Motivi: Akuzon organet e FFK-së, shpif dhe mashtron opinionin duke dhënë deklarata të pavërteta se FFK: “Konë dojnë e shtinë në ligë e konë dojnë e qesin nga liga” deklaratë e dhënë në një emisionin sportiv. Sipas xhirimeve televizive.

Ndaj: Kryetrajnerit të KF ”Phoenix’ Faruk Statovci me nr ID 010099M79. Motivi Në ndeshjen e xhiros së 22-të të Raiffeisen Liga e Parë Grupi A , Phoenix – Trepça ndëshkohet me karton të kuq pas reagimeve në mënyrë sportive në fillim të pjesën së parë dhe në përfundim të saj ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Phoenix –Trepça.

Ndaj: Lojtarit të KF ”Vëllaznimi”, Albutrint Morina nr fan 10 dhe nr ID 002272M93. Motivi: Në ndeshjen e xhiros së 22-të të Raiffeisen Liga e Parë Grupi A, Rilindja 1974 – Vëllaznimi në min e 45–të pas akordimit të penalltisë për ekipin vendas lojtari i ekipit mysafir A.Morina proteston për çka ndëshkohet me karton të verdhë dhe pas kartonit të verdhë fyen rëndë gjyqtarin kryesor i cili e ndëshkoi me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Rilindja 1974 – Vëllaznimi.

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisionit Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë, 16.04.2024