Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21, në mbledhjen e mbajtur me 23.04.2024, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 30-të të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së 23-të të Raiffeisen Ligës së Parë Grupi A dhe B në futboll për edicionin 2023/2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 30-të të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së 23-të të Raiffeisen Ligës së Parë Grupi A dhe B në futboll për edicionin 2023/2024 me rezultatet e arritura në fushë

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore:
Ndaj: FC “Ballkani“. Motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes, Ballkani–Drita. Në minutat 80, 89 dhe 90+2 të ndeshjes tifozët vendas ”Xhebrailat”, hudhin mjete piroteknike tymuese në fushën e lojës. Sipas raportit te delegatit te ndeshjes Ballkani -Drita dhe xhirimeve televizive.

Ndaj: Viedeoanalistit të FC ”Ballkani”, Ardi Kabashi, ID.023356M93. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes, në tunelin e lokaleve zyrtare, fyen dhe ofendon me fjalor të rëndë kryetrajnerin e FC ”Drita”, Zekirja Ramadani. Sipas raportit të delegatit te ndeshjes Ballkani–Drita.

Ndaj: Zyrtarit të FC ”Ballkani”, Idriz Hajrizi ID.001422M78. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes, në tunelin e lokaleve zyrtare, fyen dhe ofendon me fjalor të rëndë kryetrajnerin e FC Drita, Zekirja Ramadani. Sipas raportit te delegatit të ndeshjes Ballkani–Drita.

Ndaj: Kryetrajnerit të FC ”Drita”, Zekirja Ramadani ID.001422M78. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes, në tunelin e lokaleve zyrtare, fyen dhe ofendon videoanalistin e FC ”Ballkani”. Sipas raportit te delegatit të ndeshjes Ballkani–Drita.

Ndaj: Përfaqësuesit zyrtar të SC ”Gjilani”, Sallah Sherifi ID.004831M03. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes Gjilani – Feronikeli 74, në tunelin e lokaleve zyrtare, sillet në mënyrë jo sportive dhe cenon integritetin e gjyqtarëve të ndeshjes, për çka ishte përjashtuar nga bankina për pjesën e dytë të ndeshjes. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Gjilani-Feronikeli 74.

Ndaj: Trajnerit të portierëve të FC “Ballkani”, Labinot Qosa me nr ID 001909M85. Motivi: Në minutat shtesë të ndeshjes duke festuar golin e dytë nga skuadra vendase ju ka drejtuar gjyqtarit të kartërt duke i sharë dhe ofenduar rëndë të gjithë gjyqtarët për çka edhe ndëshkohet me karton te kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ballkani-Drita.

Ndaj: Lojtarit të FC “Malisheva”, Rilind Haziraj nr fan 99 dhe nr ID 001027M99. Motivi: Në min 72-të është ndëshkuar me karton të kuq direkt pas ndërhyrjes të rrezikshme–goditje me taka në fytyrën e kundërshtarit me ç’rast lojtarit mysafir me nr 5 ju shqye arkada. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Malisheva- Prishtina.

Ndaj: Lojtarit të KF” Rahoveci” , Muhemt Shehu nr fan 5 dhe nr ID001944M87. Motivi: Në min 87-të gjatë një kundërsulmi te ekipit mysafir bënë ndërhyrje të palejuar si lojtar i fundit ku edhe ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Rahoveci-Suhareka 23.

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisionit Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë, 23.04.2024