Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21, në mbledhjen e mbajtur me 07.05.2024, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 32-të të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së 25-të të Raiffeisen Ligës së Parë Grupi A dhe B në futboll për edicionin 2023/2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 32-të të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së 25-të të Raiffeisen Ligës së Parë Grupi A dhe B në futboll për edicionin 2023/2024 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore:

Ndaj: Lojtarit të FC “Feronikeli 74“, nr fanelle 4, Osuman Mballow dhe nr ID.033357M00. MOTIVI: Ndërhyrje e rrezikshme me këmbë të shtrirë duke i rrezikuar shëndetin lojtarit kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Llapi-Feronikeli 74.

Ndaj: Nd/trajnerit të FC “Malisheva“, Skender Olluri nr ID.003484M86. MOTIVI: Pas ndëshkimit me kartonë të verdhë ofendon rëndë gjyqtarin kryesor të ndeshjes për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Malisheva –Gjilani.

Ndaj: Lojtarit të KF “Rilindja74” , Erblind Mulaj nr fanelle .21 dhe nr ID.000808M95. Motivi: Në min 87 të ndeshjes, ndërhyn rrezikshëm nga prapa ndaj lojtarit kundërshtar për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas rapotit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Istogu – Rilindja 74.

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisionit Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë, 07.05.2024