Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21, në mbledhjen e mbajtur me 10.05.2024, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 33-të të Albi Mall Superligës në futboll për edicionin 2023/2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 33-të të Albi Mall Superligës në futboll për edicionin 2023/2024 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:
Inicime disiplinore:

Ndaj: SC ”Gjilani”. Motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes në min 90+, një shikues kaloi rrethojën dhe fillon të fyen dhe të shajë lojtarët mysafirë por falë ndërhyrjes së menjëhershme të zyrtarëve të sigurimit dhe policisë i njëjti u neutralizua nga ana e tyre dhe loja vazhdoi pa probleme. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Gjilani-Llapi.
Ndaj:Lojtarit të FC ”Llapi”, Arbnor Ramadani” nr fanelle 10 dhe nr ID 000638M94. Motivi: Në min 90+ të ndeshjes ndërhyn ashpër nga mbrapa në lojtarin kundërshtar ku edhe pas shikimit të VAR-it ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Gjilani-Llapi.

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisionit Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë, 10.05.2024