Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21, në mbledhjen e mbajtur me 14.05.2024, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 34-t të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së 26-të të Raiffeisen Ligës së Parë Grupi A dhe B në futboll për edicionin 2023/2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 34-t të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së 26-të të Raiffeisen Ligës së Parë Grupi A dhe B në futboll për edicionin 2023/2024 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore:

Ndaj: FC ” Ballkani”. Motivi: Lëshim në organizim të ndeshjes . Pas përfundimit të ndeshjes, në koridorin e zhveshtorëve persona të pa autorizuar shajnë ofendojnë dhe sulmojn fizikisht kryetrajnerin e ekipit mysafir Burim Shala. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Ballkani-Fushë Kosova.

Ndaj: Kryetarit të FC ’ Ballkani” , Arsim Kabashi. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes në koridorin e zhveshtorëve dyshohet se ka sulmuar fizikisht kryetrajnerin e ekipit mysafir Burim Shala. Sipas raportit të personit zyrtar të ndeshjes Ballkani –Fushë Kosova.

Ndaj: Lojtarit të FC ”Ferizaj”, Sokol Kiçina nr fanelle 9 dhe nr ID 006181M02. Motivi: Në min e 90+ godet futbollistin e FC ” Vushtrria ” me nr 20 me kokë në fytyrë për çka ndëshkohet me karton të kuq. Pas përjashtimit nga loja duke u larguar nga fusha futbollisti i ndëshkuar Sokol Kiçina ofendon rëndë dhe i njejti pas përfundimit të ndeshjes del nga dhoma e veshjes dhe prapë ofendon me fjalë banale. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ferizaj – Vushtrria.

Këshilla juridike:

Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisionit Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i FFK-së

Abdyl Bellopoja, kryetar

Prishtinë, 14.05.2024