Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21, në mbledhjen e mbajtur me 21.05.2024, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 35-të të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së 27-të të Raiffeisen Ligës së Parë Grupi A dhe B në futboll për edicionin 2023/2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 35-të të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së 27-të të Raiffeisen Ligës së Parë Grupi A dhe B në futboll për edicionin 2023/2024 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore:

Ndaj: FC ”Llapi”. Motivi: Tifozët vendas prej fillimi dhe deri në përfundimin e ndeshjes ofendojnë në kor ekipin mysafit të Ballkanit, ndërkaq në minutat 1, 42 dhe 74, hudhin mjete piroteknike tymuese dhe shurdhuese në fushën e lojës. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Llapi-Ballkani.

Ndaj: Lojtarit të FC ”Llapi”, Besar Musolli nr fan 23 dhe nr ID 020561M89. Motivi: Në min 95+ndërhyrje e rrezikshme në lojtarin kundërshtar, për çka është ndëshkuar me karton te kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Llapi-Ballkani.

Këshilla juridike:

Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisionit Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i FFK-së

Abdyl Bellopoja, kryetar

Prishtinë, 21.05.2024