Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në mbledhjen e mbajtur me datë 24.05.2024, ka diskutuar për ndeshjen finale të Kupës së Kosovës Ballkani-Prishtina për edicionin 2023/2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohet ndeshja finale e Kupës së Kosovës Ballkani-Prishtina, me rezultatin e arritur në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave gjeti prova për

Inicime disiplinore:

Ndaj: FC ”Prishtina”. Motivi: Para fillimit të pjesës së dytë nga tifozët e FC”Prishtina”, ”Plisat”, të cilët ishin prapa portës goditet me mjet te fortë në kokë portieri i FC ”Ballkani”, Enea Koliqi, për fat lëndimi nuk ishte serioz, fillimi i pjesës së dytë u vonua 15 minuta derisa ju dha ndihma mjekësore. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Ballkani-Prishtina.

Ndaj: Drejtorit të përgjithshëm FC ”Prishtina”, Artan Osmani. Motivi: Në një prej emisioneve vendase sportive shpif dhe akuzon organet e FFK-se për padrejtësi ”Një pjesë e klubeve e kanë shpreh shqetësimin , por nuk guxojnë të dalin publikisht”, si dhe akuzon gjyqtarët se kinse me vendimet e tyre i kanë dëmtuar për 12 pikë. Sipas xhirimit televiziv.

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në Vendime tek Komisioni Disiplinor i FFK-së/ Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 24.05.2024