Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21, në mbledhjen e mbajtur me 04.06.2024, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjes së barazhit për Superligën e Kosovës në futboll Feronikeli 74-Prishtina e Re edicioni 2023/2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohet ndeshja e barazhit Feronikeli 74-Prishtina e Re për Superligën e Kosovës në futboll edicioni 2023/2024 me rezultatin e arritur në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjes , Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicim disiplinor:

Ndaj: Lojtarit të FC-Feronikeli-74, Lapidar Ladrovci nr ID 001046M90. MOTIVI: Në min 90+ shan dhe ofendon gjyqtarin kryesor për çka ndëshkohet me karton te kuq direkt dhe pas largimit nga fusha ofendon organet e FFK-së . Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Feronikeli-Prishtine e Re.

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisionit Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 8 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë, 04.06.2024