Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21, në mbledhjen e mbajtur me 07.06.2024, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të dyta të final four të Bon Voyage Superligës U21 në futboll Gjilani – Liria dhe Llapi – Prishtina për edicionin
2023/2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e dyta të final four të Bon Voyage Superligës U 21 në futboll Gjilani- Liria dhe LLapi – Prishtina për edicionin 2023/2024 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjes , Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicim disiplinor:

Ndaj: Lojtarit të FC ”Liria”, Redon Arifi nr fan 33 dhe nr ID 007574M03. Motivi: Në ndeshjen e dytë të final four të Superliga U 21 Gjilani – Liria në min e 77, pas shënimit të golit nga ana e ekipit vendas pas nje tollovie të krijuar kacafytet me lojtarin kundershtar dhe ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes .

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 8 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar
Prishtinë 07.06.2024