Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 16.05.2017, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Vala –Superliges së Kosovës java e 30-të për Kampionatin 2016/2017, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj, bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:
V E N D I M
1.Regjistrohen ndeshjet e Javës së 30-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2016/2017 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezentuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE
1.Ndaj lojtarit të KF ‘Besa’, Fisnik Papuqi me nr lic 5 dhe nr lib 10115 (motivi – ndëshkim me karton të kuq shkaku i protestës së vrazhdë ndaj vendimit të referit pas akordimit të penalltisë në ndeshjen KF Drenica – KF Besa, e zhvilluar në Skenderaj, me datë 14.05.2017) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
2.Ndaj trajnerit të portierëve të KF ‘Ferizaj’, Jeton Bislimi me nr lic 136 (motivi – ofendim dhe sharje drejtuar lojtarëve të KF ‘Gjilani’, të cilët janë nga qyteti i Ferizajit në ndeshjen KF Gjilani – KF Ferizaj, e zhvilluar në Ferizaj me datë 14.05.2017) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshejs.
3.Ndaj KF ‘Feronikeli’ (motivi-lëshim në organizimin e ndeshjes ku pas përfundimit të ndeshjes disa shikues vendas kanë hedhur gjësende në drejtim të bankinës së KF ‘Prishtina’, ku edhe është goditur me një shkrepëz në kokë lojtari mysafire Agon Xhaka) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR 20 dt 16.05.2017 .
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Kryetari i Komisionit të Garave
Ismet Ahmeti
Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 16.05.2017, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të javës së 27-të për Kampionatin 2016/2017, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave te Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë
V E N D I M
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 27-të të Ligës së Parë në Futboll për edicionin 2016/2017, me rezultatet e arritura në fushë
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 26-të të Kampionatit- Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së, dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezentuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
INICIM TË PROCEDURËS DICIPLINORE
1.Ndaj KF “Vëllaznimi” (motivi- lëshim në organizimin e ndeshjes ku ka pasur fyerje dhe sharje të dyanshme me shikuesit mysafirë si dhe dëmtimi i rrethojes dhe futja në fushë e shikuesve pas golit të avancimit të min 88 në ndeshjen KF ‘Vëllaznimi’ – KF ‘Dukagjini’, e zhvilluar në Gjakovë me datë 14.05.2017) sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes.
2.Ndaj KF ”Dukagjini” (motivi- fyerje të dyanshme me shikuesit vendas hedhje të gjësendeve në fushë dhe dëmtimin e rrethojes në momentin e shënimit të golit të dytë në ndeshjen KF ‘Vëllaznimi’ – KF ‘Dukagjini’, e zhvilluar në Gjakovë me datë 14.05.2017) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.20 dt. 16.05.2017
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Kryetari i Komisionit të Garave
Ismet Ahmeti