30 maj, 2017 – Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 30.05.2017, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës, java e 33-të për Kampionatin 2016/2017, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve Vala Superliges së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në disozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:
V E N D I M
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 33-të Vala Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2016/2017 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Vala Superliges së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga Komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezentuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE
1.Ndaj KF Trepça ‘89 (motivi-hedhje të shtizave të vogla për flamur në min 33-të dhe 40-të në drejtim të lojtarit mysafirë me nr 21 Abu Razard në ndeshjen KF Trepça ‘89 – Feronikeli, e zhvilluar në Mitrovicë me datë 28.05.2017) sipasa raportit personave zyrtarë të ndeshjes.
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR 22 dt 30.05.2017 .
Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 30.05.2017, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të javës së 30-të për Kampionatin 2016/2017, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në disozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave te Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë
V E N D I M
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 30-të të Ligës së Parë në Futboll për edicionin 2016/2017, me rezultatet e arritura në fushë
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 30-të të Kampionatit – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së, dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezentuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për inicim të procedurës tek Komisioni Disiplinor
INICIM TË PROCEDURËS DICIPLINORE
1.Ndaj lojtarit të KF ‘Istogu’, Rinor Kuqaj me nr lic 2 dhe nr lib 340-pe karton i kuq (motivi- ndërhyrje nga prapa në lojtarin kundërshtar pa top në ndeshjen KF Istogu – KF Ramiz Sadiku, e zhvilluar në Istog me datë 27.05.2017) sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes.
2.Ndaj kryetrajnerit të KF ‘Istogu’, Besim Podrimaj me nr lic 82 (motivi – për shkak të fyerjes dhe pshtyrjes në asistentin B.Këpuska në ndeshjen KF ‘Istogu’ – KF ‘Ramiz Sadiku) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
3.Ndaj kryetrajnerit të KF ‘Ramiz Sadiku’, Dardan Kryeziu me nr lic 44(motivi – reagim i vazhdueshëm në vendimet e referit kryesor të ndeshjes, në ndeshjen KF ‘Istogu’ – KF ‘Ramiz Sadiku) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.22 dt. 30.05.2017
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Kryetari i Komisionit të Garave
Ismet Ahmeti1