Komisioni i Garave i Vala Superligës së Kosovës në futboll në përbërje Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti, Sahit Kelmendi, me rastin e regjistrimit të ndeshjeve konstatoi se ndeshja e javës së 30-të e Ligës së Parë ndërmjet KF ‘Deçani’ – KF ‘Kosova (P)’ nuk është zhvilluar, andaj  konform nenit  56  të Propozicioneve të Garave dhe nenit 68 të Rregullores së Garave e nxori këtë:
 
V E N D I M
 
1.Ndeshja e pazhvilluar e javës së 30-të të Ligës së Parë të Kosovës  ndërmjet KF ‘Deçani’ – KF ‘Kosova (P)’, regjistrohet me rezultatin zyrtar: 3-0 në favor  të KF “Kosova (P)’
 
Arsyetim

Komisioni i Garave, me rastin e regjistrimit të ndeshjes KF ‘Deçani’ – KF ‘Kosova (P)’ të javës së 30-të të Ligës së Parë të Kosovës, konstatoi se ndeshja KF ‘Deçani’ – ‘Kosova (P)’ nuk është zhvilluar për shkak se ekipi nikoqir nuk ka dalë për ta zhvilluar ndeshjen shkaku i punimeve në terren. Komisioni i Garave pas administrimit të gjitha shkresave të ofruara nga zyrtarët vërtetoi se ndeshja nuk është zhvilluar për shkak se ekipi nuk ka bërë përgatitjen e terrenit për zhvillimin e ndeshjes, prandaj koform nenit 50 paragrafi 1 të Propozicionit të Garave , lidhur me nenin 56 Paragrafi 1 të Rregullores së Garave ndeshjen e pazhvilluar  e regjistron me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF ‘Kosova (P)’.
Nga theksimet e lartshënuara u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi.
 
KËSHILLË JURIDIKE:
Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicionet e Rregullores së FFK-së). Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, dt. 30.05.2017.
 
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Kryetari i Komisionit të Garave
Ismet AHMETI