Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë (barazh) në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 08.06.2017, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Vala Superliges së Kosovës – barazhit – për Kampionatin 2016/2017, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të barazhit të Vala Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:
 
V E N D I M

1.Regjistrohen ndeshjet e barazhit të Vala Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2016/2017 me rezultatet e arritura në fushë.
 
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të barazhit, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës, për sjellje josportive të tifozëve dhe të lojtarëve, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezentuara, incizimeve televizive  dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
 
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE
 
1.Ndaj KF “Ferizaj” (motivi-fyerje sharje në kor, hedhje e mjeteve piroteknike, shisheve pvc në drejtim të fushës dhe shtegut të atletikës, ku kulmi i sjelljeve jo sportive e tifozerisë nga Ferizaji arriti pas përfundimit të ndeshjes, ku u demuluan 75 ulëse në ndeshjen e barazhit KF Ferizaj – KF Vllaznia (P), e zhvilluar me datë 03.06.2017 në Mitrovicë në stadiumin ‘Riza Lushta’) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
2.Ndaj KF  “Vllaznia (P) motiv – fyerje, sharje në kor, hedhje e mjeteve piroteknike, shisheve pvc gjatë lojës dhe sidomos në min 48 vjen edhe deri te ndalja e lojës përkohsisht për 3 min, në ndeshjen KF Ferizaj – KF Vllaznia (P), sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
3.Ndaj lojtarit të KF Ferizaj, Florent Papuqi, me nr lic 13 dhe nr lib 1/2148 K.Kuq (motiv- ndëshkim me karton të kuq për nderhyrje të palejuar si lojtar fundor ne min 90) sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes.
 
4.Ndaj KF Dukagjini (motivi- shkaku i sjelljeve jo sportive të shikuesve, ku gjatë pjesës më të madhe të lojës pati fyerje, sharje në kor, hedhje të mjeteve piroteknike flakadanëve shisheve pvc në fushë dhe në shtegun e atletikes, ku pas përfundimit të ndeshjes pati sjellje josportive dhe vandaliste të shikuesve të KF Dukagjini, të cilët demuluan 277 ulse, ku një pjesë e tyre është hedhur në fushë dhe në shtegun e atletikes si dhe goditja e referit të katërt S.Isufi me shishe pvc e mbushur me ujë në kokë në ndeshjen e barazhit KF Dukagjini – KF Drita, e zhvilluar në Mitrovicë me datë 04.06.2017  në stadiumin ‘Riza Lushta’) sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes.
5.Ndaj KF Drita (motivi – fyerje, sharje në kor hedhje të mjeteve piroteknike dhe flakadanëve në fushë dhe jashtë saj, ku si pasojë e këtyre hedhjeve, ndeshja është ndaluar përkohësisht 3 min e kjo ndodhi në min e 65, pas golit te barazimit, pas përfundimit të ndeshjes shikuesit e KF Drita kanë hyrë në fushë për të festuar fitoren meqë rast disa shikues provukuan publikun e KF Dukagjini të cilët tentuan të hyjnë në fushë për të qeruar hesapet fizikisht por falë reagimit dhe intervenimit të shpejtë të Policisë Speciale u evitua më e keqja në ndeshjen KF Dukagjini – KF Drita) sipas raporteve të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
6.Ndaj  kryetrajnerit të KF Dukagjini, Severin Elezaj me nr lic 0734 (motivi – largim nga bankina shkaku i reagimeve të njëpasnjëshme ndaj vendimit të referit të ndeshjes në ndeshjen KF Dukagjini – KF Drita) sipas raporteve të personave zyrtarë të ndeshjes.
7.Ndaj portierit të KF Dukagjini, Visar Haxhijaj me nr lic 1 dhe nr lib 7036 K.Kuq (motivi – ndërhyrje e palejuar si lojtar fundor në lojtarin kundërshtar) sipas personave zyrtarë të ndeshjes.
 
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR  22 dt 30.05.2017 .
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Kryetari i Komisionit të Garave
Ismet Ahmeti
 
 
Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë (barazh) në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën  08.06.2017, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të barazhit të Ligës së Parë të Kosovës, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të barazhit të Ligës së Parë (Kategoria e seniorëve), andaj  bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:
 
V E N D I M                              
 
1.Regjistrohen ndeshjet e barazhit të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për edicionin 2016/2017 me rezultatet e arritura në fushë.
 
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të barazhit, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës, për sjellje josportive të tifozëve dhe të lojtarëve, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezentuara, incizimeve televizive  dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
 
 
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE
 
1.Ndaj KF Ulpiana (motivi – për sjellje josportive dhe anim jokorrekt ku pati fyerje, sharje në kor, hedhje të mjeteve piroteknike dhe  shisheve pvc në drejtim të fushës dhe jashtë saj në ndeshjen e barazhit KF Ulpiana – KF Kika, e zhvilluar në Kastriot me datë 05.06.2017) sipas raporteve të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
2.Ndaj KF  Kika  (motivi- sjelleje josportive, fyerje, sharje në kor hedhje  të mjeteve piroteknike gjatë lojës, duhet cekur se po ashtu shikuesit e KF Kika kanë kryer veprime josportive dhe vandaliste duke thyer dyert e hyrjes ku kanë hyrë në tribuna pa pagesën e biletave në një numer prej 500 veta) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR  22 dt 08.06.2017 .
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Kryetari i Komisionit të Garave
Ismet Ahmeti