ffk-llogofin30 gusht, 2016 – Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë, në përbërje Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjën e mbajtur me datën 30.08.2016 , lidhur më regjistrimin e ndeshjeve të javës së 2-të për Kampionatin 2016/2017, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës në Futboll (Kategoria e SENIORËVE), andaj, bazuar në disozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68-të Rregullorës së garave , si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këto

V E N D I M E

1.REGJISTROHEN ndeshjet e javës së 2-të të Vala Superligës së Kosovës në Futboll për edicionin 2016/2017 me rezultatet e arritura në fushë (rezultatet dhe renditja në faqen e ardhshme te Buletinit )
2. Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 2-të të Kampionatit- Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatur se ndeshjet kanë patur fillim në kohën e paraparë. Vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për rastet e izulara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshime në organizim, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së, Komisioni ka vendosur që aty ku ka patur lëshime të inicioi procedurë tek Komisioni Disiplinor.
Andaj, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) tek komisioni ka gjetur prova për:
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE:
1.Ndaj lojtarit të KF “Drita” Viktor Kuka me nr lic 13 dhe nr lib 1/755 Karton i Kuq (motivi- fyerje dhe sharje drejtuar referit kryesor, G.Nuza në ndeshjen KF Trepça ’89 – KF Drita, e zhvilluar në Mitrovicë më datë 28.08.2016) sipas raportit te personave zyrtar të ndeshjes.
2.Ndaj mjekut të KF “Trepça”, Vehbi Leku me nr lic ko02915-01-03 (motivi- largim nga bankina në ndeshjen KF Llapi – KF Trepça, e zhvilluar në Merdar, me datë 28.08.2016) sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes.
3.Ndaj KF “Gjilani” (motivi –hudhja e shisheve Pvc në drejtim të asistentit të dytë, ku pati fyerje dhe sharje në ndeshjen KF Gjilani – KF Feronikeli, e zhvilluar në Gjilan, me datë 28.08.2016) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
4.Ndaj trajnerit të KF “Hajvalia” Agim Maliqi me nr lic 72 (motivi- fyerje sharje dhe kërcënim referin kryesor, S.Isufi në ndeshjen KF Hajvalia – KF Drenica, e zhvilluar në Prishtinë më datë 28.08.2016) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
5.Ndaj KF”Liria” (motivi- hudhja e shisheve Pvc në fushë dhe në bankinën mysafire, si dhe një shishe birre në ndeshjen KF Liria – KF Prishtina, e zhvilluar në Prizren më datë 27.08.2016) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
6.Ndaj referit të katërt në ndeshjen KF Liria – KF Prishtina, M.Bejtullahu (motivi- mos aplikimi i rregullores në bankina ku toleroi të ulen personat jo zyrtarë, të cilët nuk ishin në protokolin e ndeshjes si dhe mos tërheqja e vërejtjes asnjëhere ndaj kryetrajnerit të KF Liria, Ramiz Krasniqi, i cili gjatë tërë ndeshjes ishte mu në vijen e autit) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
7.Ndaj përfaqësuesit zyrtar të KF Vëllaznimi, Besmir Haxhikadrija (motivi- mos njohja e rregullave dhe propozicionave të garave dhe mos aplikimin e tyre në aktivizimin e lojtarëve nën moshën 20-vjeçare ku krijoj
huti në ndeshjen KF Istogu – KF Vëllaznimi, sipas rregullores dhe propozicioneve të garave neni 49 dhe 22
e zhvilluar në Istog, me datë 27.08.2016) sipas raportit të vëzhguesit të ndeshjes.
8.Ndaj lojtarit të KF Fushë Kosova, Visar Gojnovci me nr lic 69 dhe nr lib 1/1908 Karton i kuq (motivi- fyerje dhe sharje në personat zyrtarë në ndeshjen KF Fushë Kosova – KF Vitia, e zhvilluar në Fushë Kosovë, më datë 27.08.2016) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
9.Ndaj lojtarit të KF Ulpiana, Misim Dragaçina me nr lic 10 dhe nr lib 6404 Karton i kuq (motivi- fyerje dhe sharje në personat zyrtarë në ndeshjen KF Ulpiana – KF Flamurtari, e zhvilluar në Lipjan, me datë 27.08.2016) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
10.Ndaj KF Dukagjini (motivi – pas përfundimit të ndeshjes duke u larguar nga stadium i qytetit goditet autobusi i klubit mysafir, ku është thyer një xham në ndeshjen KF Dukagjini – KF Vllaznia (P)) sipas raportit të vëzhguesit të ndeshjes.
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.02 dt.30.08.2016
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Kryetari i Komisionit të Garave
Ismet Ahmeti