Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën  29.08.2017, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Vala Superligës dhe Ligës së Parë të Kosovës për Kampionatin 2017/2018, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve Vala Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj,  bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave te Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:
 

V E N D I M

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 2-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2017/2018 me rezultatet e arritura në fushë.
 
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive  dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
 

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

 
1.Ndaj kryetrajnerit të KF “Vllaznia (P)”, Bekim Isufi (motivi – largim  nga bankina në minutën e 55-të, për shkak të fyerjeve dhe sharjeve me fjalor banal ndaj referit të katërt A.Shala në ndeshjen KF Vllaznia – KF Llapi, e zhvilluar në Gjilan me datë 28.08.2017) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
2.Ndaj KF “Gjilani” (motivi – ndezje dhe hedhje të flakadanëve në fushë në minutën 53 si dhe hedhje të një shishe Pvc në drejtim të referit kryesor, në ndeshjen KF Gjilani – KF Feronikeli) sipas personave zyrtarë të ndeshjes.
3.Ndaj KF “Flamurtari” (motivi – ndezje dhe hedhje të mjeteve piroteknike në fushë në minutën 46 në ndeshjen KF Flamurtari – KF Prishtina) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
4.Ndaj KF “Prishtina“ (motivi – hedhje të mjeteve piroteknike në fushë në minutën 3, 18 dhe 38 nga ana e simpatizueseve të tyre Plisat, ku për një çast është ndërprerë  ndeshja dhe pas largimit të mjeteve piroteknike nga fusha  ndeshja ka vazhduar) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR  02 dt 29.08.2018 .