Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 15.09.2017, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Vala Superligës për Kampionatin 2017/2018, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:
V E N D I M
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 4-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2017/2018 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Vala-Superligës së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

1.Ndaj KF “Vllaznia (P) (motivi-fyerje dhe sharje nga ballkoni i stadiumit ku ishin te vendosur zyrtart e Kf Vllaznia ne drejtim te referit kryesor dhe referit te katert te ndeshjes , ne ndeshjen Kf Vllaznia Kf Trepca -89)sipas raportit te personave zyrtar te ndeshjes.
2.Nda personir zyrtar per siguri te KF”Vllaznia” Mirsad Sylejmani (motivi-largim nga bankina fyerje dhe sharje ndaj referit kryesor te ndeshjes) sipas raportit te personave zyrtar të ndeshjes
3.Ndaj KF”Gjilani” (motivi- fyerje sharje dhe ofendime ne korr drejtuar lojtarve dhe trajnerit mysafir ne mi 51, 57, 80 ku referi ndalon lojen dhe kerkon nga zyrtar vendas qe te nderpriten keto fyerje,ne ndeshjen KF Gjilani – KF Vëllaznimi) sipas raportit te personave zyrtar te ndeshjes.
4.Ndaj kryetrajnerit te KF”Gjilani” Arbnor Morina (motivi – pas perfundimit te ndeshjes fyen me fjalet me te renda asistentin F.Berisha )sipas raportit te personave zyrtar t endeshjes.
5 Ndaj kryetrajnerit te KF”Vellaznimi”Ismet Munishi (motivi – pas perfundimit te ndeshjes ruges per ne zhveshtore pati fyerje dhe sharje me nje tifoz vendas) sipas raportit te personave zyrtar t endeshjes.
6.Ndaj lojtarit te Kf “Gjilani” me nr id 000531m94 dhe nr lic 17 Gezim Rusi (motive- tentim dhe goditje m ekoke lojtarin kundershtar ne ndeshjen KF Gjilani – KF Vellaznimi) sipas inçizimit TV neni 93 pika F e rregullores disiplinore.
7.Ndaj vezhguesit te ndeshjes Kf Gjilani- Kf Vellaznimi Naser Sinani (motive- per mos mos paraqitje te rastit ne ndeshjen Kf Gjilani Kf Vellaznimi)
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR 04 dt 15.09.2018.
Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 15.09.2017, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të javës së 4-të të Ligës së Parë për Kampionatin 2017/2018, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave te Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë
V E N D I M
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 3-të të Ligës së Parë në Futboll për edicionin 2017/2018, me rezultatet e arritura në fushë
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 3-të të Kampionatit – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së, dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
INICIM TË PROCEDURËS DICIPLINORE
1.Ndaj kryetrejnerit te KF”Rahoveci” Fadil Vuçiterne me nr id 003483m72 (motive-provokim ndaj shikuesve vendas gjate ndeshjes Kf F-Kosova – Kf Rahoveci)sipas raportit te personave zyrtar t e ndeshjes.
2.Ndaj lojtarit te KF”Rahoveci” Faton Hashani me nr lic 2 dhe nr id 002337m89 (motive-luajtje me dore si lojtare fundore ne ndeshjen Kf F-Kosova Kf Rahoveci )sipas raportit te personave ztrtar te ndeshjes.
3.Ndaj KF”Kika” (motivi- kercenim ndaj referve nga ana e shikuesve vendas ku fal intervenimit te policies hyren ne zhveshtore ne ndeshjen Kf Kika Hajvalia) sipas raportit te personave zyrtar t endeshjes.
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.03 dt. 15.09.2017