Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 19.09.2017, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Vala Superligës për Kampionatin 2017/2018, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:

V E N D I M

 
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 5-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2017/2018 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Vala-Superligës së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

1.Ndaj KF “Flamurtari” (motivi- fyerje dhe sharje ne korr drejtuar referit kryesore te ndeshjes ne min 75,82,83 ku pas ketyre referi ndalon lojen perkosisht ku pas qetsimit te publikut ndeshja vazhdon, ne ndeshjen Kf Flamurtari- Kf Liria )sipas raportit te personave zyrtar te ndeshjes
2.Ndak lojtarit te KF “Prishtina” Lorik Maxhuni me nr lic 22 dhe nr id 000570m92 (motivi-goditje me bryl lojtarin kundershtar, ne ndeshjen KF Prishtina – KF Vllaznia (P) sipas raportit te personave zyrtar te ndeshjes.
3.Ndaj lojtarit te KF”Trepça-89” Richard Asare me nr lic29 dhe nr id 000993m95 (motivi-goditje e qellimt me bryl lojtarin kundershtare ne ndeshjen KF Trepça’89 – KF Gjilani) sipas incizimit TV nen93 paragrafi1 pika F e Rregullores Disiplinore
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR 05 dt 19.09.2018.
 
 
Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 15.09.2017, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të javës së 4-të të Ligës së Parë për Kampionatin 2017/2018, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave te Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë

V E N D I M

 
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 5-të të Ligës së Parë në Futboll për edicionin 2017/2018, me rezultatet e arritura në fushë
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 3-të të Kampionatit – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së, dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
 

INICIM TË PROCEDURËS DICIPLINORE

 
1.Ndaj kryetrejnerit te KF “Rahoveci”Fadil Vuqiterna me nr id 0003483m72 (motivi- pas perfundimit te pjeses se pare kercnim dhe fyerje ndaj referit te ndeshjes. V.Iberdemaj ne ndeshjen Kf Rahoveci Kf R-Sadiku)sipas raportit te personave zyrtar t endeshjes.
 
2.Ndaj KF” Kika” (motivi- ne ndeshjen Kf Ballkani Kf Kika ekipi mysafire nuk kishte kryetrjaner dhe trajner me lic B Uefa, dhe kjo eshte hera e dyte ne kete kampionat)sipas raportit te personave zyrtar te ndeshjes.
 
3.Ndaj KF”Bashkimi (K)” (Motivi- ku pas perfundimit te ndeshjes Kf Hajvalia Kf Bashkimi e zhvilluare ne Kizhnice ne shenje revolte per humbje thyen pasqyren ne zhveshtoret e Kf Hajvalis) sipas raportit te personave zyrtar t endeshjes.
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.04 dt. 19.09.2017