Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 25.09.2017, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Vala Superligës për Kampionatin 2017/2018, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:
V E N D I M
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 6-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2017/2018 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Vala-Superligës së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE
1.Ndaj KF “Feronikeli” (motivi-lëshim në organizimin e ndeshjes ku ka pasur hedhje të gjësendeve në fushë) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes. Komisioni i Garave kërkon një deklaratë plotësuese nga përfaqësuesi zyrtar brenda afatit 48 orësh respektivisht deri ditën e mërkurë në orën 12.00, sipas Rregullores Disiplinore, neni 97.
2. Ndaj zëdhënësit të KF ”Feronikeli”, Shaban Mehmeti (motivi- shprehja e tij me fjalë të vrazhda, fyerje dhe sharje ndaj zyrtarëve të ndeshjes si dhe ndaj organeve të FFK-së) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes. Komisioni i Garave kërkon nga i lartëcekuri që brenda 48 orëve të deponojë në FFK deklaratën plotësuese, respektivisht deri ditën e mërkurë në orën 12:00, sipas Rregullores Disiplinore, neni 97.
3.Ndaj përfaqësuesit për siguri Ilir Demaku (motivi – pas përfundimit të ndeshjes ka hyrë në fushë, duke shkuar në drejtim të referëve, godet me duar asistentin e parë B.Këpuska në ndeshjen KF Feronikeli – KF Trepca ‘89 sipas incizimit TV konform nenit 93 paragrafi 1 pika 6 –F e Rregullores Disiplinore. Komisioni i Garave kërkon nga i lartëcekuri që brenda 48 orëve të deponojë në FFK deklaratën plotësuese, respektivisht deri ditën e mërkurë në orën 12:00, sipas Rregullores Disiplinore, neni 97.
4.Ndaj lojtarit të KF”Feronikeli’, Mendurim Hoti me nr lic 7 dhe ID 000606m96 (motivi – goditje me brryl e lojtarit mysafir me nr 21 në ndeshjen KF Feronikeli – KF Trepça ‘89 sipas zyrtarëve të ndeshjes dhe incizimeve TV, neni 93 paragrafi 1 pika F-6. Komisioni i Garave kërkon nga i lartëcekuri që brenda 48 orëve të deponojë në FFK deklaratën plotësuese, respektivisht deri ditën e mërkurë në orën 12:00, sipas Rregullores Disiplinore, neni 97.
5.Ndaj zyrtarit për siguri të KF”Vllaznia” (P), Agron Pira (motivi – largim nga bankina shkaku i manifestimit të sjelljeve josportive në ndeshjen KF Vllaznia P – KF Drita). Komisioni i Garave kërkon nga i lartëcekuri që brenda 48 orëve të deponojë në FFK deklaratën plotësuese, respektivisht deri ditën e mërkurë në orën 12:00, sipas Rregullores Disiplinore, neni 97.
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.05 dt. 25.09.2017
Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 25.09.2017, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të javës së 6-të të Ligës së Parë për Kampionatin 2017/2018, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave te Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë
V E N D I M
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 6-të të Ligës së Parë në Futboll për edicionin 2017/2018, me rezultatet e arritura në fushë
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 6-të të Kampionatit – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së, dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
INICIM TË PROCEDURËS DICIPLINORE
1.Ndaj KF “Trepça” (motivi – lëshim në organizimin e ndeshjes ku para fillimit të ndeshjes në pjesën lindore pati ndezje dhe hedhje të flakadanëve në fillim brenda në tribuna e pastaj edhe në fushë. Po ashtu ka pasur edhe gjuajtje të shisheve pvc dhe shkrepzave në ndeshjen KF Trepça – KF 2 Korriku) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes. Komisioni i Garave kërkon nga përfaqësuesi zyrtar i KF Trepça të deponojë deklaratën Brenda 48 orëve, respektivisht deri ditën e mërkurë në orën 12:00, sipas Rregullores Disiplinore, neni 97.
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.05 dt. 25.09.2017