Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 16.10.2017, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Vala Superligës dhe Ligës së Parë të Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:
 

V E N D I M

 
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 10-të të Vala Superligës dhe Ligës së Parë së Kosovës në futboll për edicionin 2017/2018 me rezultatet e arritura në fushë.
 
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Vala Superligës dhe Ligës së Parë të Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive  dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
 

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

 
1.Ndaj personit për siguri i KF “Kosova (P) “Adonis Ademi (motivi- largim nga bankina min 78 shkaku i fjalosjes me kontrollorin e ndeshjes në ndeshjen Kosova P – Rahoveci) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes. Komisioni i Garave kërkon nga i lartcekuri që deri ditën e mërkurë në ora 12.00 ta deponojë deklaratën plotësuese në FFK.
 
2.Ndaj lojtarit të KF “Fushë Kosova” Ahmad Reza Zamatkesh me nr lic 18 dhe nr ID 005858M98 (motive- kacafytje me lojtarin kundërshtar në ndeshjen Fushë Kosova – Trepça, e zhvilluar në Fushë Kosovë me datë 14.10.2017) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes. Komisioni i Garave kërkon nga i lartcekuri që deri ditën e mërkurë në ora 12.00 ta deponojë deklaratën plotësuese në FFK.
 
3.Ndaj lojtarit të KF ”Trepça” Din Voca me nr lic 21 dhe nr ID 0082832M91 (motivi-goditje pa top lojtarin kundërshtar në ndeshjen Fushë Kosova – Trepça, sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes. Komisioni i Garave kërkon nga i lartcekuri që deri ditën e mërkurë në ora 12.00 ta deponojë deklaratën plotësuese në FFK.
 
4.Ndaj lojtarit të KF”Trepça” Karim Muhammed me nr lic 5 dhe nr ID 0028119M95( motivi-goditje me bërryl e lojtarit kundërshtar pa top) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes. Komisioni i Garave kërkon nga i lartcekuri që deri ditën e mërkurë në ora 12.00 ta deponojë deklaratën plotësuese në FFK.
 
5.Ndaj lojtarit të KF ”2 Korriku” Besim Gashi nr lic 17 dhe nr ID 002197M99(motivi- ndërhyrje e palejuar dhe goditje me bërryl e lojtarit kundërshtar në ndeshjen KF KEK-u – KF 2 Korriku, e zhvilluar në Kastriot më datë 14.10.2017) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes. Komisioni i Garave kërkon nga i lartcekuri që deri ditën e mërkurë në ora 12.00 ta deponojë deklaratën plotësuese në FFK.
 
6 Ndaj kryetrajnerit të KF ”2 Korriku” Naim Kodraliu (motivi-largim nga bankina shkaku i sjelljeve josportive dhe ofendimeve drejtuar referit kryesor të ndeshjes KF KEK-u – KF 2 Korriku) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes. Komisioni i Garave kërkon nga i lartcekuri që deri ditën e mërkurë në ora 12.00 ta deponojë deklaratën plotësuese në FFK.
 
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
 
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.07 dt. 03.10.217