Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 23.10.2017, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Vala Superligës për Kampionatin 2017/2018, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve të Garave, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:
V E N D I M
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 11-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2017/2018 me rezultatet e arritura në fushë, përveç ndeshjes Flamurtari – Vëllaznimi, që regjistrohet me rezultat zyrtar në favor të Vëllaznimit.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës – Kategoria e seniorëve, komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE
1.Ndaj KF Liria (motivi – lëshim në organizimin e ndeshjes shkaku i hedhjeve të fishekzjarreve në min 15 dhe 55 sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes) Komisioni i Garave kërkon nga KF Liria që brenda 24.00 orëve të deponojë në FFK deklaratën (deri ditën e martë ora 12.00) sipas nenit 28 të Rregullores së Garave dhe nenit 97 të Rregullores Disiplinore.
2.Ndaj ndihmëstrajnerit të KF Llapi, Synaj Keçi me lic 001911M67 (motivi – largim nga bankina shkaku i sjelljeve jo të hijshme dhe josportive në ndeshjen KF Liria – KF Llapi) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
3.Ndaj KF Drita (motivi – shkau i lëshimit në organizimin e ndeshjes ku ka pasur hedhje të mjeteve piroteknike në min 70 dhe në min 82, fyerje në kor, ku edhe pas përfundimit të ndeshjes disa tifozë dhe anëtarë të kryesisë të irrituar në treshen e referëve tentuan t’i sulmojnë referët por pas intervenimit të policisë u pengua sulmi, ku disa shikues patën në duart e tyre edhe mjete të ftohta sipas raporteve të personave zyrtarë të ndeshjes. Komisioni i Garave kërkon që brenda 24.00 orëve KF Drita të deponojë deklaratën në FFK sipas nenit 28 të Rregullores së Garave dhe nenit 97 të Rregullores Disiplinore.
4.Ndaj ndihmës trajnerit të Dritës, Nehat Osmani (motivi – sjellje dhe reagim jo sportiv, fyerje më banale drejtuar referëve te ndeshjes sipas raportit të personave zyrtar). Komisioni i Garave kërkon që i lartshënuari brenda 24.00 orëve të deponojë deklaratën në FFK sipas nenit 28 të Rregullores së Garave dhe nenit 97 të Rregullores Disiplinore.
5.Ndaj zyrtarit të KF Drita, Fisnik Kerçeli (motivi – shkaku i reagimeve të njëpasnjëshme e ka tensionuar situatën në ndeshjen KF Drita – KF Trepça’89) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes. Komisioni i Garave kërkon që i lartshënuari brenda 24.00 orëve të deponojë deklaratën në FFK sipas nenit 28 të Rregullores së Garave dhe nenit 97 të Rregullores Disiplinore.
6.Ndaj Feti Murselit, anëtar i kryesisë së KF Drita (motivi – për sjellje dhe reagime jo sportive të cilat kanë ndikuar në tensionimin e situatës në ndeshjen KF Drita – KF Trepça ‘89) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes. Komisioni i Garave kërkon që i lartshënuari brenda 24.00 orëve të deponojë deklaratën në FFK sipas nenit 28 të Rregullores së Garave dhe nenit 97 të Rregullores Disiplinore.
7.Ndaj KF Flamurtari (motivi – lëshim në organizimin e ndeshjes i cili ka ndikuar në ndërprerjen e ndeshjes, ku në min 90+ në fushë ka hyrë një simpatizues me shkop, duke sulmuar dhe goditur lojtarët e Vëllaznimit, ku më së keqi e pësoi lojtari mysafir me nr 6, pas tij në fushë kanë hyrë edhe disa shikues tjerë për të sulmuar lojtarët e Vëllaznimit ku krijohet një rrëmujë e padëshiruar para portës së Vëllaznimit por fal intervenimit të policisë dhe disa lojtarëve situata është qetësuar). Komisioni i Garave kërkon nga KF Flamurtari që brenda 24.00 orëve të deponojë deklaratën në FFK sipas nenit 28 të Rregullores së Garave dhe nenit 97 të Rregullores Disiplinore.
8.Ndaj lojtarit të KF Flamurtari, Erbet Hotaj me nr lic 65 dhe nr ID 000938m92 (motivi – goditje e lojtarit kundërshtar pa top pas ndërprerjes së ndeshjes sipas nenit 93 paragrafi 1 pika F e Rregullores Disiplinore) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes. Komisioni i Garave kërkon që i lartshënuari brenda 24.00 orëve të deponojë deklaratën në FFK sipas nenit 28 të Rregullores së Garave dhe nenit 97 të Rregullores Disiplinore.
9.Ndaj portierit Ervin Hallunaj me nr lic 12 dhe ID 000826M90 (motivi – në rrëmujën e krijuar ka tentuar të godasë një lojtar mysafir) sipas nenit 93 paragrafi 1 pika F e Rregullores Disiplinore. Komisioni i Garave kërkon që i lartshënuari brenda 24.00 orëve të deponojë deklaratën në FFK sipas nenit 28 të Rregullores së Garave dhe nenit 97 të Rregullores Disiplinore.
10.Ndaj lojtarit të KF Vëllaznimi, Samir Sahiti m enr lic 22 dhe nr ID 002265M88 (motivi – shkelmim i lojtarit kundërshtar pas ndërprerjes së ndeshjes sipas nenit 93 paragrafi 1 pika F). Komisioni i Garave kërkon që i lartshënuari brenda 24.00 orëve të deponojë deklaratën në FFK sipas nenit 28 të Rregullores së Garave dhe nenit 97 të Rregullores Disiplinore.
11.Vërejtje për Naser Sinanin vëzhgues i ndeshjes KF Drita – KF Trepça ’89 për mosrespektimin e paraqitjes me kohë në ndeshjen në terminin e caktuar sipas nenit 31 të Propozicioneve të Garave dhe i njëjti detyrimisht është dashur të paraqitet një orë para fillimit të ndeshjes.
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.09 dt. 23.10.2017
Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 23.10.2017, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Ligës së Parë për Kampionatin 2017/2018, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve të Garave, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:
V E N D I M
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 11-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për edicionin 2017/2018 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE
1.Ndaj lojtarit të KF ”Kika“ Fisnik Bunjaku me nr lic 6 dhe nr ID 001924M97 (motivi – ndëshkim me karton të kuq shkaku i ndërhyrjes së palejuar dhe të rëndë ndaj lojtarit kundërshtar) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes. Komisioni i Garave kërkon që i lartshënuari brenda 24.00 orëve të deponojë deklaratën në FFK sipas nenit 28 të Rregullores së Garave dhe nenit 97 të Rregullores Disiplinore.
2.Ndaj lojtarit të KF Ferizaj, Fisnik Halimi me nr lic 22 dhe nr ID002311M88 (motivi – ndëshkim me kartonë të kuq, shkaku i fyerjeve dhe kacafytjes me lojtarin kundërshtar në ndeshjen KF Ferizaj – KF Ballkani). Komisioni i Garave kërkon që i lartshënuari brenda 24.00 orëve të deponojë deklaratën në FFK sipas nenit 28 të Rregullores së Garave dhe nenit 97 të Rregullores Disiplinore.
3.Ndaj lojtarit të KF “Ballkani” Jinuz Kolloni me nr lic 26 dhe nr ID 001624M94 (motivi – ndëshkim me karton të kuq shkaku i fyerjeve me lojtarin kundërshtar në ndeshjen KF Ferizaj – KF Ballkani) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes. Komisioni i Garave kërkon që i lartshënuari brenda 24.00 orëve të deponojë deklaratën në FFK sipas nenit 28 të Rregullores së Garave dhe nenit 97 të Rregullores Disiplinore.
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.08 dt. 23.10.2017