Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën  03.11.2017, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Digitalb Kupës së Kosovës për edicionin 2017/2018, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Prpozicioneve të Garave, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:
 

V E N D I M

 
1.Regjistrohen  ndeshjet  e Digitalb Kupës së Kosovës (rrethi i dytë) në futboll për edicionin 2017/2018  me rezultatet e arritura në fushë.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Digitalb Kupës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë. Vlerësuar nga Komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së, dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezentuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për inicim të procedurës të Komisionit Disiplinor.
 

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

 
1.Ndaj KF “Deçani” (motivi- mospjesëmarrja në garat për Digitalb Kupën e Kosovës). Komisioni i Garave kërkon nga klubi i lartëcekur që deri ditën e mërkurë ora 12.00 të deponojë deklaratë plotësuese në FFK.
 
2.Ndaj KF ”Lugu i Baranit” (motivi- mos paraqitja në fushë në ndeshjen e rrethit të dytë  të Digit Alb Kupës së Kosovës ndërmjet KF Ballkani – KF Lugu i Baranit). Komisioni i Garave kërkon nga klubi i lartëcekur që deri ditën e mërkurë ora 12.00 të deponojë deklaratë plotësuese në FFK.
 
3.Ndaj lojtarit të KF “Bashkimi (GJ)”, Egzon Zymeri me nr lic 16 dhe nr ID 004715M96 (motivi-fyerje dhe sharje ndaj referit në ndeshjen e Digitalb Kupës së Kosovës ndërmjet KF Ratkoci – KF Bashkimi Gj) – sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes. Komisioni i Garave kërkon nga i lartëcekuri që deri ditën e mërkurë ora 12.00 të deponojë deklaratë plotësuese në FFK.
 
4.Ndaj lojtarit të KF “Dushkaja” Gjergj Kodraj me nr lic 94 dhe nr ID 003706M92 (motivi-fyerje dhe sharje ndaj referve të ndeshjes së rrethit të dytë të Digitalb Kupës së Kosovës ndërmjet KF Kosova P – KF Dushkaja) – sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes. Komisioni i Garave kërkon nga i lartëcekuri që deri ditën e mërkurë ora 12.00 të deponojë deklaratë plotësuese në FFK.
 
5.Ndaj lojtarit të KF “Dardania”, Albnor Lajqi me nr lic 5 dhe nr ID 002978M94 (motivi-fyerje dhe sharje ndaj lojtarit të vetë) – sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes. Komisioni i Garave kërkon nga i lartëcekuri që deri ditën e mërkurë ora 12.00 të deponojë deklaratë plotësuese në FFK.
 
6.Ndaj lojtarit të KF “Behari“ Valmir Shala,  me nr lic 3 dhe nr ID 001772m98 (motivi- fyerje ndaj referve të ndeshjes, KF Dardania – KF Behari) – sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes. Komisioni i Garave kërkon nga i lartëcekuri që deri ditën e mërkurë ora 12.00 të deponojë deklaratë plotësuese në FFK.
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur  katë  drejtë  ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimittë Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedures së paraparë me Propozicione e Rregulloretë FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi  me  BULETININ ZYRTAR  02 me dt 03.11.2017.
 
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Kryetari i Komisionit të Garave
Ismet Ahmeti