Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 20.11.2017, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Vala Superligës për Kampionatin 2017/2018, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:
V E N D I M
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 15-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2017/2018 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Vala-Superligës së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE
1.Ndaj KF “Vëllaznimi” (motivi-fyerje e sharje në kor nga ana e tifozerisë vendase drejtuar kryetarit të FFK-së, z.F.Vokrri në ndeshjen KF Vëllaznimi – KF Gjilani, e zhvilluar në Gjakovë më datë 17.11.2017) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes. Komisioni i Garave kërkon që brenda 24.00 orëve klubi i lartëpërmendur të deponojë në FFK deklaratën sipas nenit 28 të Rregullores së Garave dhe nenit 97 të Rregullores Disiplinore.
2.Ndaj KF ”Drita” (motivi-lëshim në organizimin e ndeshjes ku ka pasur hedhje të gurëve e nga ana e tifozerisë vendase në drejtim të tifozerisë mysafire ku edhe të njëjtit kanë hyrë në fushë për të qëruar hesapet me tifozerinë mysafire “Arpagjiket” ku pas përfundimit të ndeshjes u janë thyer xhamat e autobusit në ndeshjen KF Drita – KF Liria, e zhvilluar në Gjilan me datë 18.11.2017) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes. Komisioni i Garave kërkon që brenda 24.00 orëve klubi i lartëpërmendur të deponojë në FFK deklaratën sipas nenit 28 të Rregullores së Garave dhe nenit 97 të Rregullores Disiplinore.
3.Ndaj lojtarit të KF “Liria” Rroni Gashi me nr lic 20 dhe nr ID 000181M98 (motivi – shtyerje e referit kryesor të ndeshjes KF Drita – KF Liria në min 90+) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes. Komisioni i Garave kërkon që brenda 24.00 orëve i lartëpërmenduri të deponojë në FFK deklaratën sipas nenit 28 të Rregullores së Garave dhe nenit 97 të Rregullores Disiplinore.
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.11 dt. 20.11.2017
Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 20.11.2017, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Vala Superligës për Kampionatin 2017/2018, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:
V E N D I M
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 15-të të Liges së Parë të Kosovës në futboll për edicionin 2017/2018 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE
1.Ndaj lojtarit të “2 Korriku” Amir Govori me nr lic 1 dhe nr ID 002027M98 (motivi-luajtje me dorë jashtë 16-metërshit në ndeshjen 2 Korriku – Rahoveci, e zhvilluar në Prishtinë me datë 18.11.2017) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes. Komisioni i Garave kërkon që brenda 24.00 orëve i lartëpërmenduri të deponojë në FFK deklaratën sipas nenit 28 të Rregullores së Garave dhe nenit 97 të Rregullores Disiplinore.
2.Ndaj lojtarit të KF “Dukagjini”, Mensur Duraku me nr lic 8 dhe nr ID 002349M82 (motivi-fyerje dhe sharje referin kryesor në ndeshjen KF Dukagjini – Onix-Banja e zhvilluar në Klinë me datë 18.11.2017) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes. Komisioni i Garave kërkon që brenda 24.00 orëve i lartëpërmenduri të deponojë në FFK deklaratën sipas nenit 28 të Rregullores së Garave dhe nenit 97 të Rregullores Disiplinore.
3.Ndaj lojtarit të KF”Onix-Banja” Enis Miranaj me nr lic 10 dhe nr ID 000376M96 (motivi-sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar – kapje për fyti, në ndeshjen KF Dukagjini – KF Onix-Banja, e zhvilluar në Klinë me datë 18.11.2017) ) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes. Komisioni i Garave kërkon që brenda 24.00 orëve i lartëpërmenduri të deponojë në FFK deklaratën sipas nenit 28 të Rregullores së Garave dhe nenit 97 të Rregullores Disiplinore.
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.11 dt. 20.11.2017
Prishtinë, 20 nëntor, 2017
Komisioni i Garave