Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 30.09.2016 , lidhur më regjistrimin e ndeshjeve të javës së 6-të për Kampionatin 2016/2017, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës në Futboll (Kategoria e Seniorëve) andaj, bazuar në dispozitat e nenit 56 të Prpozicioneve, nenit 68-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore në bazë të autorizimeve që ka mori këto
 
V E N D I M E
 
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 7-të të Vala Superligës së Kosovës në Futboll për edicionin 2016/2017 me rezultatet e arritura në fushë-me përjashtim të ndeshjes ( Drita – Gjilani e cila luhet sot me date 30.09.2016)
2. Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 7-të të Kampionatit- Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatur se ndeshjet kanë patur fillim në kohën e paraparë. Vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izulara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve respektivisht për lëshim në organizim, në ndeshjen Llapi- Besa dhe duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezentuara, inçizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
 
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE
 
1.Ndaj KF “Llapi” (motivi- lëshim në organizimin e ndeshjes ku pas përfundimit të pjesës së parë ka pasur kërënime fyerje dhe sharje dhe tentim sulmi ndaj referit kryesor nga personi zyrtar dhe personi per siguri në ndeshjen KF Llapi – KF Besa) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
2.Ndaj personit zyrtar të Kë “Llapi” Muhamet Rexhepi (motivi- fyerje sharje dhe kërcënim me mjet të fortë referin kryesor të ndeshjes në ndeshjen KF Llapi – KF Besa, e zhvilluar në Merdar më datë 28.09.2016) sipas personave zyrtarë të ndeshjes.
 
3.Ndaj përgjegjësit për siguri Fazli Azemi (motivi- fyerje sharje dhe kërcënim ndaj referit kryesor të ndeshjes KF Llapi – KF Besa) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.04 dt.27.09.2016
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Kryetari i Komisionit të Garave
Ismet Ahmeti
 
 
Komisioni i Garave i Ligës së Parë në përbërje Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 30.09.2016 , lidhur më regjistrimin e ndeshjeve të javës së 6-të për Kampionatin 2016/2017, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Ligës së Parë së Kosovës në Futboll (Kategoria e seniorëve) andaj, bazuar në disozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68-të të Rregullores së garave si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore në bazë të autorizimeve që ka mori këto
 
V E N D I M E
 
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 6-të Ligës së Parë së Kosovës në Futboll për edicionin 2016/2017 me rezultatet të arritura në fushë
2. Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokolet zyrtarë të ndeshjeve lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 6-të të Kampionatit- Kategoria e Seniorëve, komisioni ka konstatur se ndeshjet kanë patur fillim në kohën e paraparë. Vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri nl pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së, Komisioni ka vendosur që aty ku ka patur lëshime të inicoi procedurë tek Komisioni  Disiplinor,
Andaj, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezentuara, inçizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtar të FFK-së si dhe mjeteve tl informacionit) tek komisioni ka gjetur prova për:
 
INICIM TË PROCEDURËS DICIPLINORE
 
1.Ndaj ndimëstrajnerit të KF “Vitia” Sylejman HAJDINI ME NR LIC 13-Fe (motivi- largim nga bankina fyerje dhe sharje ndaj lojtarit mysafir në ndeshjen KF Vitia – KF KEK-u e zhvilluar në Viti me date 28.09.2016) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.05 dt.30.09.2016
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Kryetari i Komisionit të Garave
Ismet Ahmeti