Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Abdy Bellopoja, në mbledhjen e mbajtur më datën 13.11.2018, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të IPKO Superligës për Kampionatin 2018/2019, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve të Garave, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:

 

                                                                 V E N D I M

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 15-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2018/2019, me rezultatet e arritura në fushë.

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, derisa për raste të izoluara të sjelljes josportive gjeti prova për

 

  INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

 

1.Ndaj kryetrajnerit të KF “Drita”, Shpëtim Duro, nr. lic. 01316M59; (motivi: tymosje e një cigareje (puro) para fillimit të ndeshjes, derisa futbollistët ishin duke u përgatitur në fushë për fillimin e ndeshjes. Në këtë interval kohor z. Shpëtim Duro ishte ulur në karrige përskaj vijës anësore dhe tymoste cigare (puro), në ndeshjen KF Llapi – KF Drita, e zhvilluar më datë 10.11.2018 në ora 13:30) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

 

KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).

Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.15 dt. 13.11.2018

 

 

Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Abdy Bellopoja, në mbledhjen e mbajtur më datën 13.11.2018, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Ligës së Parë për Kampionatin 2018/2019, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve të Garave, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:

                                                                  V E N D I M

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 13-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për edicionin 2018/2019, me rezultatet e arritura në fushë.

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, prandaj nuk gjeti prova për inicime disiplinore.

 

                                 INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

 

1.Ndaj ndimëstrajnerit të KF “Fushë Kosova” Agron Breznica (motivi- përjashtim nga bankina për shkak të reagimeve të vazhdueshme ndaj referit kryesor  I.Cerroviku dhe ndaj referes anësore F.Sadiku në ndeshjen KF Vllaznia P – KF Fushë Kosova e zhvilluar në Pozharan me datë 11.11.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

2.Ndaj lojtarit të KF “Vitia” Ridvan Emini me nr lic 5 dhe nr ID 003117M91 (motivi- ofendim  drejtuar asistentit të parë  në ndeshjen KF Vitia – KF Kika e zhvilluar në Viti me datë 11.11.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

 

KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).

Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.13 dt. 13.11.2018