Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Abdy Bellopoja, në mbledhjen e mbajtur më datën 27.02.2019, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të IPKO Superligës për Kampionatin 2018/2019, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve të Garave, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:

 

                                               V E N D I M

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 18-të të Ligës se Parë së Kosovës në futboll për edicionin 2018 /2019 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, prandaj nuk gjeti prova për inicime disiplinore.

 

              INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

1.Ndaj KF  “Trepça (motivi- shkaku i aktivizimit të lojtarit me nr 14 Valmir Azemi me nr ID 00123M98 i cili nuk ka qenë i shënuar në protokollin e ndeshjes, po ashtu ka shënuar dy lojtarë me nr 18, Rigon Kabashin me nr 18  me nr ID 004335M98 dhe Diellon Azizi me nr ID 00622M01, provë: protokolli i ndeshjes)

2.Ndaj personit zyrtar të ndeshjes Fisnik Haxhiu  (motivi- ka lejuar që lojtari me nr 14 të aktivizohet në lojë pa u shënuar në protokollin zyrtar të ndeshjes KF Trepça – KF Fushë Kosova, e zhvilluar në Mitrovicë me datë 25.02.2019)

3.Ndaj kryetrajnerit  të KF “Trepça“ Sheremet Isufi me nr ID  1006275237 (motivi-lëshim i aktivizimit të lojtarit me nr 14 Valmir Azemi me nr ID 00126M98 në ndeshjen KF Trepça – KF Fushë Kosova)

4.Ndaj delegatit të ndeshjes,  Kemajl Dumnica  (motivi- nuk i ka përmbushur detyrat e delegatit,  ka lejuar të aktivizohet lojtari në lojë  i cili nuk ishte i shënuar në protokollin zyrtarë të ndeshjes, ky është përgjegjës kryesor për lëshimin, lejimin dhe aktivizimin e lojtarit me nr 14 Valmir Azemi me nr ID 001261M98 në ndeshjen KF Trepça – KF Fushë Kosova, e zhvilluar në Mitrovicë me datë 25.02.2019)

5.Ndaj lojtarit të KF “Trepça”, Valmir Azemi me nr lic 14 dhe nr ID  001261M98 (motivi- për aktivizimin në lojë pasi nuk ishte në protokollin  zyrtarë të ndeshjes KF Trepça – KF Fushë Kosova, e zhvilluar në Mitrovicë me datë 25.02.2019)

 

KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).

Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.15 dt. 27.02.2019