Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Abdyl Bellopoja, në mbledhjen e mbajtur më datën 04.03.2019, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të IPKO Superligës për Kampionatin 2018/2019, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve të Garave, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:

 

V E N D I M 

 

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 20-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2018/2019 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive  dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

 

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

 

1.Ndaj portierit të KF “KEK-u” Drin Hodaj me nr lic 1 dhe nr ID 000877M99 (motivi- pas një dueli me lojtarin kundërshtar brenda zonës së rreptësisë grushton-godet lojtarin kundërshtar, i cili ishte i shtrirë në fushë në ndeshjen KF “KEK-u” – KF Feronikeli, e zhvilluar në Kastriot me datë 02.03.2019) sipas incizimeve TV neni 93  paragrafi 1 pika 6 e Rregullores Disiplinore.

2.Ndaj lojtarit të KF “Prishtina“ Basit Klaid me nr lic 9 dhe nr ID 000937M96 (motivi- grushtim i lojtarit kundërshtar në minutat shtesë të ndeshjes 90+ sipas incizimit Tv nenit 93 paragrafi 1 pika 6 e Rregullores Disiplinore  në ndeshjen KF Llapi – KF Prishtina, e zhvilluar në Podujevë me datë 02.03.2019)

3.Ndaj KF “Llapi” (motivi- hedhje e shisheve pvc në fushë në min 78, 90+6 dhe pas përfundimit të ndeshjes KF Llapi – KF Prishtina) sipas personave zyrtarë të ndeshjes.

4.Ndaj KF “Ferizaj“ (motivi- lëshim në organizimin e ndeshjes  ku nuk ka pasur vijëzim të vijave kufizuese para bankinës vendase, vijëzimi është zëvendësuar me kapela plastike (kona) sipas incizimit TV, nenit 93 paragrafi 1 pika 6 e Rregullores Disiplinore, në ndeshjen KF Ferizaj – KF Ballkani, e zhvilluar në Ferizaj me datë 02.03.2019)

 

KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).

Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.12 dt. 04.03.2019

 

 

Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Abdy Bellopoja, në mbledhjen e mbajtur më datën 04.03.2019, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të IPKO Superligës për Kampionatin 2018/2019, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve të Garave, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:

 

V E N D I M

 

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 18-të të Liges së Parë të Kosovës në futboll për edicionin 2018 /2019 me rezultatet e arritura në fushë.

 

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive  dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

 

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

 

1.Ndaj lojtarit të KF “Trepça“ Arbnor Koca me nr lic 5 dhe nr ID 007878M95 (motivi- fyerje ndaj referit kryesor dhe bankinës vendase në ndeshjen KF Besa – KF Trepça, e zhvilluar në Pejë me datë 03.03.2019) sipas raportit të personave zyrtar  të ndeshjes.

2.Ndaj ndihmës trajnerit të KF “Istogu“ Mehdi  Arifaj  (motivi- pas përfundimit të pjesës së parë ju drejtua referit kryesor me tone të larta: ‘mos e prish lojën  se pa arsye i ke ndëshkuar dy lojtarë me kartonë të verdhë’, në ndeshjen KF Istogu – KF Vitia, e zhvilluar në Istog, me datë 02.03.2019) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

 

3.Ndaj trajnerit të portierëve të KF “Besa” Ekrem Veseli  me nr ID 1013417829 (motivi- ofendim ndaj referit anësor pas përfundimit të pjesës së parë gjatë shkuarjes në zhveshtore në ndeshjen KF Besa – KF Trepça, e zhvilluar në Pejë me datë 03.03.2019) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

 

KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).

Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.16 dt. 04.03.2019