Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Abdy Bellopoja, në mbledhjen e mbajtur më datën 19 03.2019, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të IPKO Superligës për Kampionatin 2018/2019, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve të Garave, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:
V E N D I M
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 23-të të IPKO Superliga e Kosovës në futboll për edicionin 2018 /2019 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, prandaj gjeti prova për
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE
1.Ndaj KF Llapi. Motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes Llapi – Ballkani, ku ka pasur hudhje në fushë në minutat 52 dhe 53, dy mjete plasëse dhe katër shishe PVC. Edhe në minutën 85 ka pasur hudhje të tri shisheve PVC dhe një shkrepsë në fushë.
2. Ndaj drejtorit të KF Llapi, Tahir Batatina. Motivi: Presion dhe kërcënime ndaj gjyqtarëve të ndeshjes Llapi – Ballkani, se janë deleguar qëllimisht nga krerët e FFK-së, për ta dëmtuar KF Llapin, si dhe tentim me forcë të hyjë në dhoma të gjyqtarëve pas përfundimit të pjesës ë parë të ndeshjes. E gjithë kjo sipas raportit të personit zyrtar të ndeshjes.
3. Ndaj KF Llapi. Motivi: Reagim josportiv ndaj krerëve të FFK-së, në faqen zyrtare të klubit ( facebook), ku sipas KF Llapi, gjyqtari kryesor është dërguar qëllimisht ta dëmtojë KF Llapin.
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.18 dt. 19.03.2019