Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Abdyl Bellopoja, në mbledhjen e mbajtur më datën 29 03.2019, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të IPKO Superligës për Kampionatin 2018/2019, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve të Garave, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:
V E N D I M
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 20-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për edicionin 2018 /2019 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit, gjeti prova për
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE
1.Ndaj kryetrajnerit të KF 2 Korriku, Besim Ademi me nr lic 009862M76 (motivi – aktivizim i futbollistit në lojë i cili nuk ka qenë i shënuar në protokoll në ndeshjen KF 2 Korriku – KF Vllaznia P, e zhvilluar në Prishtinë me datë 16.03.2019 sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
2.Ndaj lojtarit të KF 2 Korriku, Zenel Janjevaliu me nr lic 9 dhe nr ID 002039M97 (motivi – është aktivizuar në lojë edhe pse para fillimit të ndeshjes nuk ka qenë i shënuar në protokoll në ndeshjen KF 2 Korriku KF Vllaznia P, e zhvilluar në Prishtinë me datë 16.03.2019, sipas raportit të personave zyrtar te ndeshjes.
3.Ndaj delegatit të ndeshjes Ahmet Turku (motivi – mos respektimi i nenit 52 paragrafi 2 i Rregullores së Garave, i njëjti e ka pasur obligim të bëjë identifikimin – identitetin e lojtarëve titullar si edhe lojtarëve rezervë në praninë e përfaqësuesve të klubeve para fillimit të ndeshjes)
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.18 dt. 29.03.2019