Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në futsall, në mbledhjen e mbajtur me 28.03.2024, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 12-të të Lirimi Superligës dhe Ligës së Parë, si dhe ka shqyrtuar ankesën e FC Vushtrria.

Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në Rregulloren e Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E

Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 12-të të Lirimi Superligës me rezultatet e arritura në parket.

Hedhet poshtë (e pa bazë) ankesa e FC Vushtrria, ndeshja regjistrohet me rezultatin e arritur në parket.

Lojtari i Fc Liqeni Fidan Misini i ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen Fc Prishtina 01 vs Fc Liqeni dënohet me 3 (tre) ndeshje të radhës moslojë, në të gjitha garat e organizuara nga komisioni i futsallit të FFK-së.

Lojtari i Fc Rahoveci, Senad Dermala i ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen Fc Malisheva vs Fc Rahoveci dënohet me 2 (dy ) ndeshje të radhës moslojë, në të gjitha garat e organizuara nga komisioni i futsallit të FFK-së.

Palët e pa kënaqura kanë të drejtë ankese brenda 8 ditesh.

Komisioni i Garave në futsall