Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Ligës U-17 të vajzave/grave me rastin e regjistrimit të ndeshjeve konstatoi se ndeshja e rrethit të dytë të Kupës të Superligës së vajzave/grave në mes të KFF “Kosova Vr” – KFF “Liria”, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, konform nenit 56 paragrafi 2 të Rregullores së Garave, me datë 28.03.2024 e nxori këtë:

V E N D I M

Ndeshja e rrethit të dytë të Kupës të Superligës së vajzave/grave, edicioni 2023/2024 në mes të KFF.”Kosova Vr” – KFF.”Liria” e paraparë të zhvillohet me datë 27.03.2024 ne ora 14:30 në Bernicë, regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KFF.”Kosova Vr” nga Prishtina.

Arsyetim
Bazuar në raportin e delegatit të ndeshjes, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokoli zyrtar i ndeshjes, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së rezulton se ndeshja e rrethit të dytë të Kupës të Superligës së vajzave/grave në mes të KFF.”Kosova Vr”-KFF.”Liria” nuk është zhvilluar, pasi që ekipi mysafir nuk ka udhëtuar për zhvillimin e ndeshjes. Andaj, konform nenit 56 paragrafi 2 të Rregullores së Garave kjo ndeshje regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 ne favor te ekipt nikoqir. Duke pasur parasysh të gjitha këto që u cekën më lartë dhe duke u mbështet në Rregulloren e FFK-së u vendos si në dispozitiv të këtij arsyetimi.

KËSHILLË JURIDIKE:
Pala e pa kënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraprarë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).

Federata e Futbollit e Kosovës
Komisioni i Garave i FFK-së

Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Ligës U-17 të vajzave/grave me rastin e regjistrimit të ndeshjeve konstatoi se ndeshja e javës së 11-të të Ligës U-17 të vajzave në mes të KFF.“Presingu” – KFF.“Ep Hajvalia”, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha
materialeve dhe shkresave të prezantuara, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së, ankesave të klubeve, konform nenit 77 pika 5 të Rregullores së Garave, me datë 28.03.2024 e nxori këtë:

V E N D I M

Ndeshja e javës së 11-të e Ligës U-17 të vajzave, edicioni 2023/2024 në mes të KFF ”PRESINGU” – KFF”EP HAJVALIA” e paraparë të zhvillohet me datë 24.03.2024 në ora 12:00 në Sadovinë, regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KFF ”PRESINGU” nga Vitia.

Arsyetim
Bazuar në raportin e delegatit të ndeshjes, si dhe të dhënat nga protokoli zyrtar i ndeshjes, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, rezulton se ekipi mysafir KFF.”Ep Hajvalia” nga Prishtina konform nenit 77 pika 5 e
Rregullores së Garave ka bërë shkelje duke pretenduar te aktivizojë në lojë lojtaret me ID false të evidentuar (shënuar) në protokolin e ndeshjes. Në vend të lojtareve të shënuar në protokolin e ndeshjes Gresa Nura me ID 0333610F10, Dhurata Shashivari ID 033613F10, Laureta
Mehmeti ID 033615F11, Aldina Haxholli ID 030863F09, Tuana Lubovci ID 033602F10, ekipi mysafir KFF.”Ep Hajvalia” ka tentuar të paraqitet në lojë me lojtaret Olta, Arbesa, Eriola, Laureta, Olta mbiemrat e këtyre lojtareve nuk kanë mundur të sigurohen nga delegatja e
ndeshjes, pasi që nuk është ofruar ndonjë dokument identifikimi për lojtaret në fjalë. Duke pasur parasysh të gjitha këto që u cekën më lartë dhe duke u mbështet në Rregulloren e FFK-së u vendos si në dispozitiv të këtij arsyetimi.

KËSHILLË JURIDIKE:
Pala e pa kënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraprarë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).

Federata e Futbollit e Kosovës
Komisioni i Garave i FFK-së

Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Ligës U-17 të vajzave/grave me rastin e regjistrimit të ndeshjeve konstatoi se ndeshja e javës së 13-të të Ligës së Parë të vajzave/grave në mes të KFF “Vizioni” – KFF “16 Qershori”, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, konform nenit 76 paragrafi 4 të Rregullores së Garave, me datë 28.03.2024 e nxori këtë:

V E N D I M

Ndeshja e javës së 13-të e Ligës së Parë të vajzave/grave, edicioni 2023/2024 në mes të KFF ”VIZIONI” – KFF ”16 QERSHORI” e zhvilluar me datë 27.03.2024 ne ora 15:00 në Ferizaj, regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KFF.”VIZIONI” nga Ferizaji.

ARSYETIM
Bazuar në raportin e delegatit të ndeshjes, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokoli zyrtar i ndeshjes, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjes, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së, ankesës së klubit nikoqir, rezulton se klubi mysafir KFF ”16 Qershori” nga Malisheva konform nenit 76 paragrafi 4 të Rregullores së Garave ka bërë shkelje duke aktivizuar në lojë lojtaret Anita Krasniqi me ID 017488F08, Olta Krasniqi me ID 024570F07, dhe Elona Bytyqi me ID 019523F07. Të njejtat lojtare kanë qenë të aktivizuara edhe në ndeshjen e kategorisë U-17 e vajzave, e zhvilluar me datë 26.03.2024 në ora 15:00 në mes të KFF ”16 Qershori” – KFF ”Malisheva”. Lojtaret nuk mund të luajne në dy ndeshje zyrtare brenda 48 orëve. Duke pasur parasysh të gjitha këto që u cekën më lartë dhe duke u mbështet në Rregulloren e FFK-së u vendos si në dispozitiv të këtij arsyetimi.

KËSHILLË JURIDIKE:
Pala e pa kënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraprarë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Federata e Futbollit e Kosovës
Komisioni i Garave i FFK-së