Komisioni i Garave i Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Abdy Bellopoja, në mbledhjen e mbajtur më datën 19 03.2019, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Ligës së parë për Kampionatin 2018/2019, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve të Garave, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:
V E N D I M
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 20-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për edicionin 2018 /2019 me rezultatet e arritura në fushë, me përjashtim të ndeshjes 2 Korriku – Vllaznia, dhe për të njëjtën Komisioni i Garave kërkon dëshmi , raport plotësues nga përfaqësuesit zyrtar të dy ekipeve dhe nga personat zyrtar të FFK-së (delegati dhe gjyqtari), kërkohet deklaratë, raport shtesë plotësues në lidhje me ecurinë, rrjedhën e plotësimit të protokolit të ndeshjes, para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Ligës së parë të Kosovës, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, prandaj gjeti prova për
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE
1.Ndaj personit zyrtar të KF Vushtrria, Arian Imeri. Motivi: pas përfundimit të pjesës së parë fyen dhe kërcënon referët në ndeshjen Vushtrria – Vitia, e zhvilluar në Vushtrri më 17.03.2019.
2. Ndaj ekonomit të Kf Vushtrria, Mergim Halili. Motivi: përjashtim nga bankina, ofendim ndaj asistentit të parë në ndeshjen Vushtrria – Vitia, e zhvilluar në Vushtrri më 17.03.2019.
3. Ndaj lojtarit të KF Vëllaznimi, Jeton Dushi me numer 10 dhe ID 002275M96. Motivi: ndërhyrje e palejueshme si lojtari i fundit në ndeshjen Ramiz Sadiku – Vëllaznimi e zhvilluar më 16.03.2019 në Prishtinë.
4. Ndaj lojtarit të KF Vllaznia P, Petrit Tahiri me numer 12, dhe Id 12745M93. Motivi: Goditje, shqelmim lojtarit kundërshtar në ndeshjen 2 Korriku – Vllaznia P, e zhvilluar në Prishtinë më 16.03.2019.
5. Ndaj përfaqësuesit zyrtar të KF 2 Korriku, Rushit Ballovci. Motivi: Sjellje jokorrektë, presion dhe tension, reagim në të gjitha vendimet e gjyqtarëve, sipas personave zyrtar të ndeshjes 2 Korriku – Vllaznia P, e zhvilluar më 16.03.2019 në Prishtinë.
6. Ndaj përfaqësuesit zyrtar të Kf Vllaznia P, Agon Pira me numër të Id 1171550056. Motivi: Sjellje jokorrektë, presion dhe tension, reagim në të gjitha vendimet e gjyqtarëve, sipas personave zyrtar të ndeshjes 2 Korriku – Vllaznia P, e zhvilluar më 16.03.2019 në Prishtinë.
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së). Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.18 dt. 19.03.2019