Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë Futsall, në mbledhjen e mbajtur me 11.04.2024, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 14-të të Lirimi Superligës dhe Ligës së Parë. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në Rregulloren e Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

V E N D I M E:

Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 14-të të Lirimi Superligës dhe Ligës së Parë, me rezultatet e arritura në parket, ndërsa:

1.Lojtari i FC Malisheva, Albetrim Mazreku, i ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen
FC Prishtina vs FC Malisheva, dënohet me 3 (tre) ndeshje moslojë të radhës, në të gjitha garat e organizuara nga Komisioni i Futsallit të FFK-së.

2.Trajneri i FC Trepça, Artan Xhaka, i ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen
FC Trepça vs FC Prishtina 01, dënohet me 4 (katër) ndeshje të radhës, në të gjitha garat e
organizuara nga Komisioni i Futsallit të FFK-së.

Palët ka të drejtë të ankohet në afat prej 8 (tetë) ditësh nga pranimi i vendimit.

Komisioni i Futsallit
Prishtinë; 11.04.2024