Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë të Kosovë në futboll në përbërje Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti, Sahit Kelmendi, me rastin e regjistrimit e ndeshjeve konstatoi se ndeshja e javës së 9-të e Ligës së Parë, KF Rahoveci – KF Ballkani, konform nenit 58 të Propozicioneve të Garave e nxori këtë:
V E N D I M
Miratohet ankesa e KF Ballkani si e bazuar dhe ndeshja e javës së 9-të ndërmjet KF Rahoveci – KF Ballkani, e cila në fushën e gjelbër u mbyll 1:0 për vendasit, regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF Ballkani.
ARSYETIM
Komisioni i Garave me rastin e regjistrimit të ndeshjes KF Rahoveci – KF Ballkani e vlefshme për javën e 9-të të Ligës së Parë të Kosovës konstatoi se KF Ballkani ka ushtruar ankesë në parregullsin e paraqitjes së lojtarit të KF Rahoveci, Arber Likaj nr lic 14 dhe nr ID 001850m97 i cili para kësaj ndeshje ka pasur 4 kartona të verdhë. Pas administrimit të gjitha shkresave në lëndë u vërtetua se lojtari i lartë pëermendur është aktivizuar në javën e 4, 6, 7 dhe javën e 8 ku është ndëshkuar me kartona të verdhë, po ashtu është aktivizuar në javën e 9-të në ndeshjen Rahoveci- Ballkani, në të cilën detyrimisht është dashur të pushojë. Pasi i njëjti është aktivizuar në javën e 9-të kemi të bëjmë me shkeljet e nenit 48 paragrafi 1 të Propozicioneve të Garave, çka do të thotë se lojtari i ndëshkuar me 4 kartona të verdhë detyrimisht pushon në xhiron e radhës, prandaj Komisioni i Garave miraton e ankesën e KF Ballkani si të bazuar dhe ndeshjën e javës së 9-të regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF Ballkani.
Nga theksimet e lartëshënuara u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi.
KËSHILLË JURIDIKE:
Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedures së paraparë më Propozicionet e Rregullores së FFK-së). Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, dt. 11.10.2017.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Kryetari i Komisionit të Garave
Ismet AHMETI