KOMISIONI PËR ANKESA (i Shkallës së dytë) në përbërje Afrim PREKAZI,Kryetar, Agim Bahtiri
e Sytki Baftiu anëtarë, mbledhur më datën 17.12.2013, për të vendosur lidhur më Ankesën e FC “Besa” nga Peja në Vendimin e Komisarit të Futsallit për regjistrimin e ndeshjës së Futsallit BESA-PËRLEPNICA, e kontestuar për paraqitjen e një lojtarit si i paregjistruar, andaj bazuar në gjithë materialin e prezentuar në lëndë dhe në bazë të Rregullorës së Garave), mori këtë,
VENDIM
1.REFUZOHET si e pabazuar Ankesa e FC “Besa” nga Peja dhe ndeshja e kontestuar e FUTSALLIT BECA-PËRLEPENICA, regjistrohet më rezultatin arritur në fushë 3-4.
Arsyetim
FC “Besa” nga Peja, ka parashtuar Ankesë më nr.74/13 më datën 11.12.2013, e cila është afatshme, e taksuar dhe më materialin e kompletuar në lëndë, duke konstatuar se e njejta ka përmbushur konditat për t’u shqyrtuar në procedurën e rregulltë, andaj Komisioni pasi konsatoi këtë, të njejtën e mori në shqyrtim (bazuar në dispoziatat e nenit 54 al.1 i Propozicioneve të garave) dhe lexoi të gjitha shkresat e lëndes si dhe Protokolin e ndeshjes zyrtare te Futsallit Besa-Përlepnica 3-4,
Në procedurën e administrimit të të gjitha provave Komison ka konstatuar:
– se Ankesa e FC “Besa”nuk është paraqitur pas ndeshjës në Protokolin zyrtar, por e parashtruar më datën 11.12.2013, – kishte për bazë se në ndeshjën e Futsallit FC Besa-FC “Përlepnica” e zhvilluar më 08.12.2013 në Pejë, në formacionin e ekipit mysafir është paraqitur dhe ka luajtur lojtari LIRIDON KQIRKU, me pretendimin se nuk është i regjistruar.
-Komisioni për ankesa konstnatoi se lojtari Liridon Kqiku, i cili kontestohet nga FC “Besa” – është i regjistruar në lidhjen rajonale te futbollit, për ekipin e FC Përlepnica ne nr.rendor 922 më datën 06.12.2013, dhe i njejti ka mundur të paraqitet dhe të luaj për ekipin e tij, dhe se Ankesa e FC “Besa” që në objekt ka patur paraqitjen e tij nuk e ka gjetur mbeshtetjen në aktet normative të FFK-së dhe si e tillë është refuzuar si e pabazuar(neni 72 i Propozicioneve të garave),
-Komisioni për ankesa (shkalla e dytë) ka gjetur se për shkak të evidentimit të lojtarit pa nr.regjistrimi, dhe mosvërtetimi i identitetit të tij, të hapet procedurë disciplinore ndaj Vëzhguesit të ndeshjës Asllan Halilaj, për lëshime procedurale në punen dhe përgjegjësit si person zyrtar në ndeshjen e përmendur.
Nga sa u tha më lartë u vendosë si në dispozitiv të këtij Vendimi.
Ekpedimi i tij të bëhet përmes Komisionit të Futsallit për FC “Besa”, FC “Përlepnica”, lëndë dhe arkivit të Futsallit.
KËSHILLË JURIDIKE: Në Vendim nuk lejohet e drejta e ankesës, por në afatin prej 15.ditësh mund të parashtrohet kërkesë për mbrojtjën e akteve nomrative që i parashtrohet Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.
KOMISIONI PËR ANKESA (Shkalla e dytë):
Afrim Prekazi,Kryetar, 2.Agim Bahtiri,anëtar, 3.Sytki Baftiu, anëtar