Komisioni i Garave per Superlige dhe Lige te Pare, ne mbledhjen e vet te mbajtur me date 07.02.2024, shqyrtoi ankesen e KF-Dinamo te parashtruar me date 05.02.2024, lidhur me evidentimin e lojtarit ne protokollin zyrtar te ndeshjes me nr 45 Theophilus Solomon me nr id 024470M96 e qe ka te beje me regjistrimin e ndeshjes 1/8 Kupa Kosoves, mes të KF Dukagjini – KF Dinamo, mori këtë:

V E N D I M

1. Refuzohet ankesa e KF-Dinamo si e pa bazuar dhe ndeshja e 1/8 Kupes se Kosoves në mes të KF-Dukagjini – KF-Dinamo, regjistrohet me rezultat te arritur ne fushe 1-0 në favor të KF-Dukagjinit.

ARSYETIM

Komisioni i garave me rastin e regjistrimit te ndeshjes 1/8 te Kupes Kosoves KF-Duakgjini- KF-Dinamo, shqyrtoi ankesen e KF Dinamo lidhur me evidentimin e lojtarit TH .Solomon ne protokollin zyrtar dhe i cili eshte shoqeruar pas perfundimit te ndeshjes nga Policia e Kosoves.

Gjate administrimit te ankese si dhe te gjitha shkresave ne lende u konstatua :
Komisioni i Garave sipas nenit 71 paragrafi 1 rregullores se garave jane permbushur te gjitha kushtet per administrim dhe vendim marrje lidhur me ankesen.

Bazuar ne aktet normative te FFK-se Komisioni Garave konstatoi se nuk kemi shkelje te akteve normative te FFK-se.Dhe ndeshja 1/8 e Kupa e Kosoves ne mes te Kf Dukagjini- Kf Dinamo regjirtrohet me rezultat te arritur ne fushe 1-0 ne favor te Kf Dukagjinit.

Nga theksimet e lartë shenuara u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi.

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e ankeses ndaj ketij vendimi në afat prej 3 (tri) ditësh tek
Komisioni i Apelit i FFK-së.

Me respekt,
Federata e Futbollit e Kosovës
Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, Kryetar