Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Sitki Baftiu kryetar, Remzi Azemi dhe Bekim Behrami anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 05.08.2022 shqyrtoi e ankesën me nr Reference 112/1 të futbollistit Olt Sfeçla lidhur me rastin e mospërmbushjes së obligimeve finnaciare ndaj tij nga KF “Flamurtari”.

VENDIM
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 05.08.2022 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se: Vendimi i Komisionit për regjistrimin e Statusit dhe transferin e lojtarëve, me nr. 466/ 2datë: 27.07.2022. Vërtetohet.

ARSYETIM
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, pas shyrtimit të ankesës dhe provave të shqyrtuara mori këtë vendim bazuar në nenin 119 pika A të Rregullores Disiplinore. Në bazë të administrimit të provave, shkresave të lëndës dhe pretendimeve të palës ankuese për mospërmbushjen e obligimeve (pagesën nga KF “Flamurtari“ për futbollistin Olt Sfeçla), është vërtetuar se Komisioni për Regjistrimin dhe Statusin e Lojtarëve ka marrë për bazë shkresat e lëndës dhe në njoftim konstatoj se vendimi i marrë është plotësisht i drejtë dhe në përputhje me aktet normative të FFK-së si dhe dëshmive në lëndën e kompletuar.

Këshilla Juridike
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë në afatin kohor prej tetë ditëve nga e publikimit të vendimit në web faqen zyrtare të FFK-së.

Prishtinë:
Datë:05.08.2022
Sitki Baftiu, kryetar